Situata ekonomike, Ahmetaj: Reformat sollën rezultate të dukshme në PBB, punësim, turizëm

Situata ekonomike, Ahmetaj: Reformat sollën rezultate të dukshme në PBB, punësim, turizëm

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Reformat në fushën ekonomike të qeverisë Rama kanë sjellë rezultate të prekshme, tha dje, në një konferencë për shtyp, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në krahasim me dy emetimet e mëparshme, Eurobondi preku interesin më të ulët, me kupon 3.5%, me maturitet më të lartë, me vlerë rreth 500 milionë euro. Kjo tregon besimin që investitorët kanë te ekonomia shqiptare. Megjithatë, u shpreh ai, ulja e borxhit publik është domosdoshmëri dhe detyrë kombëtare, deri kur ne ta çojmë sa 45% e PBB.

Sipas Ahmetajt, rritja ekonomike në tremujorin e dytë është mbi nivelin e parashikimit vjetor, duke shkuar drejt 4.2% në fund të këtij viti. Energjia ka qenë një nga kontribuesit, por kemi kontribut të konsoliduar të shërbimeve dhe të industrisë. Ndërkohë, 234 mijë vende të reja pune janë hapur dhe 52% është rritur punësimi që nga 2013-ta. Shkalla zyrtare e papunësisë 15 vjeç e lart është 12.4%, më e ulëta historike.  Por, gjithsesi, beteja me varfërinë vazhdon, sepse 76 mijë qytetarë janë të regjistruar si të papunë.

Në periudhën janar–shtator janë krijuar 9.357 biznese të reja neto dhe besoj që do të shkojë të paktën 12 mijë, vuri në dukje ministri. Dhe rezulton që në vitin 2017 fitimi i kompanive është rritur me 16.7 miliardë lekë. Turizmi është një sukses më vete: gjatë vitit 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952, 26.9% rritje. Në vitin 2022 do të presim 10 milionë turistë dhe zëri i shërbimeve të lidhura përgjithësisht me turizmin u zgjerua me vlerën 785 milionë euro ose 8.7 % më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Edhe tregtia e jashtme - eksportet po rriten në nivele dyshifrore, importet (makineri dhe pajisje) në nivele 7.8% dhe importet në tërësi 4%, tha Ahmetaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal