POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'S'do bëjmë kurban ministrat për 'Babalen'', Ndreu tregon pse Rama s'bëri ndryshime në qeveri

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu

Edi Rama paralajmëroi disa muaj më parë ndryshime në qeveri gjatë muajit shtator, në ato dikastere ku rezultatet nuk do ishin në lartësinë e kërkuar. Por gjatë punimeve të Asamblesë së PS nuk u fol për ndryshime në qeveri, ndërsa kryeministri Edi Rama e vuri theksin te organizmi i PS në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore.  

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, tha në studion e Report Tv se qeveria ka bërë hapa para dhe jo pas dhe për rrjedhojë ndryshimet në kabinet nuk ishin të arsyeshme. Sipas Ndreut, Rama nuk mund të bënte kurban ministrat për "Babalen", duke ironizuar me personazhin e PD, Albert Veliu, përmes të cilit u ngrit një fortunë akuzash ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

Është drejtë e kryeministrit. Ne kemi bërë hapa para dhe jo mbrapa. Dy njollat e zeza deri sot kanë qenë drejtësia e vetuar dhe politika e vetuar. Pasi bëhen këto, atëherë vijnë garancitë e nevojshme në ekonomi, administrativë. Këta kanë gjetur vetëm "Babalen" dhe asgjë tjetër, s'mund të bëjmë kurban ministrat për "Babalen".

Pjerin Ndreu, deputet i PS

l.q.
Komento