POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Situata në Shkodër, Ndreu: S'ka vend për alarm, vrasje kishte edhe në diktaturë

Pjerin Ndreu, deputet i PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i ftuar në studion e Report Tv, komentoi edhe situatën kriminale në qytetin e Shkodrës, ku janë regjistruar disa vrasje të cilat kanë mbetur pa autor.

Ish-drejtor i Policisë së Shkodrës për disa vite, Ndreu është edhe njohës i mirë i situatës atje. Ai thotë se niveli i kriminalitetit në kryeqendrën e veriut nuk është alarmante.

Sipas tij, vrasje në Shkodër kishte në kohën e diktaturës, por sipas tij ajo që duhet aktualisht është që policia të bëjë punën e saj dhe politika të qëndrojë larg. 

Shkodra është një vend ku kam punuar tre herë, dy herë Drejtor i Policisë dhe njëherë Shef i Policisë Kriminale. Në periudha të ndryshme kriminaliteti merr vrull. Kjo nuk është histori që ndodh sot, edhe në kohën e diktaturës ka qenë problem. Numri i vrasjeve në Shqipëri është ulur në 50-60%. Kemi flukse vrasjesh por nuk mund të abuzojmë me këtë. Drejtori i Policisë sot në Shkodër, ka qenë drejtor në kohën e PD në Policinë e Vlorës. Z.Xhafaj i kam dhënë 2-3 sugjerime për këtë situatë. Nuk është jashtë kontrollit kjo situatë, megjithëse siç thash ka një fluks ngjarjesh, por situata mund të vihet në kontroll. Në Amerikë p.sh, janë bërë 20 vrasje rresht dhe është ngritur e gjithë policia amerikane dhe e ka gjetur. Në cilin vend nuk ka banda? Nivel zero të kriminalitetit nuk ka. Kriminalitet do ketë, por që për çdo krim të ketë reagim nga politika është e papranueshme. Atij iu vranë katër komisarë policie në Durrës, 26 njerëz në Gërdec. Në dy muaj të 2012-ës janë 40 vrasje, për korrik-gusht. Si mundesh të thuash ke destabilizuar kriminalitetin kur shifrat e tua flasin për dalje të krimit jashtë kontrollit. Nga 120 vrasje me këta në vit, kemi 60-66 vrasje në vit. 

Pjerin Ndreu, deputet i PS

l.q.
Komento