POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Gjuriç: Vazhdojmë bisedimet me Kosovën, s'biem pre e provokimeve

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Drejtori i zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Marko Gjuriç

Serbi- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur me urgjencë mëngjesin e sotëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas deklaratave të Presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe deklaratave për ndryshimin e kufijve mes dy vendeve.

“Kurir” shkruan se mbledhja nisi në orën 08 të mëngjesit të kësaj të shtune. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përkon me ditën kur duhet të ishte formuar Komuniteti i Komunave Serbe në Kosovë.

Mediat serbe shkruajnë se në fokus është situate e qytetarëve serb në Kosovë dhe Metohi. Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesi i serbëve në Kosovë, Marko Gjuriç, ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit. Gjuriç ka thënë se situata në Kosovë është tensionuar për shkak të deklaratave të politikanëve serb. Ai ka garantuar se dialogu me Kosovën do të vazhdojë. 

Ora 10:59
Ndryshim kufijsh? Beogradi mbledh këshillin e Sigurisë, Gjuriç: Nuk biem pre e provokimeve

Ka përfunduar mbledhja e këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Pas kësaj mbledhjeje, drejtori i zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka folur mediat. Gjuriç ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit.

"Është një turp për ne që po flasim për sigurinë e serbëve në Kosovë, një situatë e tillë vjen pasi disa serbë, politikanë të papërgjegjshëm dhe disa udhëheqës të kishës, krijojnë një atmosferë të tillë kundër vendit të tyre, duke krijuar skenarë konfliktesh, e duke na vënë në një situatë ku në vend të detyrimeve ndaj Brukselit po flasim për sigurinë e popullit tonë. Ne nuk do të ndalemi duke folur për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes me Prishtinën ", tha Gjuric.

 

f.g./b.ha.
Komento