Situata në Veri të Kosovës, tërhiqet Vuçiç, urdhëron ushtrinë të heqë gjendjen e jashtëzakonshme

Situata në Veri të Kosovës, tërhiqet Vuçiç, urdhëron ushtrinë të heqë gjendjen e jashtëzakonshme

Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar ushtrinë serbe të heqë gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë me Kosovën, për reagim të shpejtë. Pas vizitës së Hashim Thaçit në Veri, i cili ndaloi edhe në liqenin e Ujmanit i shoqëruar nga Forcat Speciale të Kosovës, ROSU, Beogradi angazhoi maksimalisht ushtrinë për reagim, duke i paraprirë një përshkallëzimi të mundshëm të situatës. Por këtë të enjte, Ministria e Mbrojtjes serbe ka njoftuar se Vuçiç është tërhequr dhe angazhimi i ushtrisë ka kaluar në gjendje normale.

Kryetari i Serbisë dhe komandanti suprem i Ushtrisë së Serbisë Aleksandar Vuçiç, në kuadër të kompetencave të tij të parapara me Ligjin mbi Mbrojtjen, i ka dërguar ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe kryeshefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjeneral-nënkolonelit Milan Mojsiloviç, urdhër për deangazhimin e forcave për reagim të shpejtë.

Njoftimi i Ministrisë serbe të Mbrojtjes

“Ushtria serbe me strukturat tjera të sigurisë, në përputhje me urdhrin e komandantit suprem edhe më tutje po e përcjellë situatën e sigurisë dhe është e gatshme që në çdo moment ta mbrojë shtetin e saj dhe të gjithë qytetarët tonë, pa marrë parasysh se ku jetojnë ata”, pretendohet në kumtesën e ministrisë serbe të mbrojtjes.

Kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç më 29 shator ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë, pasi atë ditë pjesëtarët e njësitit ROSU ishin vendosur në veri të Kosovës. Më herët, ministri i Mbrojtjes serb, Aleksandar Vulin, u shpreh se ushtria do jetë në gatishmëri për t'iu përgjigjur çdo situate që mund të provokojë tensione në Veri, duke paralajmëruar cenimin e sovranitetit territorial të Kosovës. Sipas Vulin, gjendja e jashtëzakonshme e ushtrisë hiqet me dekret të presidentit, Aleksandar Vuçiç. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës