S'justifikoi pasurinë 480 mijë $, KPK zbardh vendimin që shkarkoi Fatos Lulon

S'justifikoi pasurinë 480 mijë $, KPK zbardh vendimin që shkarkoi Fatos Lulon

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo, u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikoi pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada. KPK vendosi në 23 mars të largojë Lulon nga sistemi i drejtësisë me argumentin se të ardhurat e tij të ligjshme nga puna si gjyqtar nuk mbulojnë pasuritë e vëna. 

Një muaj më pas KPK ka zbardhur vendimin e tre komisionerëve Genta Tafa, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja, ku argumentohen arsyet pse Fatos Lulo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë. Në vendimin prej 23 faqe, KPK thekson se "në përfundim të procesit të rivlerësimit për Lulon, vetëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë, referuar analizës për pasuritë dhe të ardhurat, konkludon që gjyqtarit t'i jepet masë disiplinore e shkarkimit nga detyra".


PDF/ (Kliko) për vendimin e plotë

Avokati i Fatos Lulos ka paralajmëruar ankimimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  

Pas Lulos, Vettingu shkarkoi edhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, i cili nuk justifikoi pasurinë e tij prej 20 milionë lekësh dhe apartamente e troje në Tiranë dhe Durrës.

Sipas komisionit të Vettingut, vlerësimi për këtë gjyqtar ishte mjaftuar vetëm me pasurinë, ku nga verifikimet rezultoi se ai nuk justifikonte pasurinë në vlerën e 20 milionë lekëve. Gjithashtu, nga sistemi është larguar edhe prokurorja e Shkodrës, Besa Nikhasani, për pasuri të pajustifikuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oooo: 25/04/2018 16:14

    Sa gjynah i shkreti ,aq shum ka punuar sa nuk e di sa ka. Jo vetem te shkarkohen por ei ndjekje penale.Njerezit po punojn 40-50 vjet e skan me pir nje kafe per qejf.kurse keta u pasuruan me 10-15 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod