“S’ka bir nëne të më largojë nga grupi i PS”, pak ditë pasi Rama e shkarkoi rrufeshëm, Gjetani e merr me sportivitet(Foto)

“S’ka bir nëne të më largojë nga grupi i PS”, pak ditë pasi Rama e shkarkoi rrufeshëm, Gjetani e merr me sportivitet(Foto)

Deputeti Gjetan Gjetani ditën e sotme në Kuvend

Deputeti Gjetan Gjetani u përjashtua pak ditë më parë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pas një statusi në Facebook ku akuzonte policinë e Shtetit si të inkriminuar dhe të lidhur me krimin.

Rama e shkarkoi rrufeshëm deputetin Gjetani në Asamblenë e Partisë Socialiste, pasi sipas kryeministrit, Gjetani kishte bërë presion për të emëruar shefa policie në Kurbin.

Pak ditë pas përjashtimit, Gjetani duket se e ka marrë me sportivitet largimin.Në disa foto të shpërndara në Facebook nga fotografi Agim Rama, Gjetani shfaqet i shoqëruar nga deputetë socialistë.

Vetë fotografi e shoqëron postimin me dixhiturën:”Speciale, deputeti Gjetan Gjetani, s’ka bir nëne që më largon nga grupi parlamentar i PS-së”.

Mbetet për t’u parë  si do të vijojë marrëdhënia e Gjetanit me grupin e socialistëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KURBINASI: 13/09/2018 21:24

    GJETAN BANE DORHEQJEN VET SA JE NE KOH SE KUR TE FILLOJN HETIMET KARSHI TEJE DO JET TEPER VON. TI E DI SHUM MIR SE SI I KE GRABIT KURBINASIT KUR ISHE TE HIPOTEKA U MERRSHE PLEQVE NGA 4-5 PENSIONE PER TE FIRMOS NJE LETER QE E KISHE PER DETYR. KE QENE I PAMESHIRSHEM, KE QENE, JE DHE DO TE MBETESH HAJDUT, GRABITES DHE NJERI I PASHPIRT. SHPRESOJ TE VIJ DITA QE TE PAGUASH PER ATO QE KE BER

    Përgjigju
  • Highlanderi: 13/09/2018 19:12

    Po nuk ka bir nene po ka bir ....

    Përgjigju
  • Marjana: 13/09/2018 19:04

    Po hetim pasurie kur do i behet ketij krimineli qe kam marre milionat kur ishte drejtor hipoteke ne qytettin e lacit! Minimumi edhe kur ishte dokumentacioni i rregullt, kerkonte 500 mije leke, kurse kur mungonte nje dokument nuk mjaftonin 2 deri ne 5 milion leke. Deshmitaret nuk mungojne ne kurbin, mjafton te nisin hetimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin