Skandal/ Kosova e pranon që Serbia e ka zgjedhur Komandantin e Policisë në Mitrovicë

Skandal/ Kosova e pranon që Serbia e ka zgjedhur Komandantin e Policisë në Mitrovicë

Foto ilustruese

REPORT TV ka siguruar raportin e Kuvendit të Kosovës mbi arritjet dhe Sfidat në Zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit me Beogradin, që është firmosur në prill të vitit 2013. Në raportin e Kuvendit të Kosovës mbi zbatimin e marrëveshjeve që mbanë datën 6 korrik 2018, zbulohet një pikë mjaft e rëndësishme që pritet që sjellë debat.

Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Kosova ka rënë dakord që të formohet Drejtoria Rajonale Policore në Mitrovicë. Sipas marrëveshjes Serbia duhet të sigurojë një listë me numrin dhe gradën e punonjësve qeveritarë serbë të punësuar në Kosovë. Pika më e debatueshme është fakti, që Komandanti Rajonal i Policisë të zgjidhet mes dy emrave që do të propozojë Serbia.

Asokohe ana serbe u rekomanduan dy emra për postin, sipas raportit por të dy emrat janë refuzuar nga pala kosovare pasi njëri prej tyre nuk kishte shërbyer kurrë në PK, ndërsa tjetri ishte shkarkuar tri vite më parë për falsifikim dokumentesh. Por problemi qëndron në faktin se Kosova ka pranuar që Komandanti Rajonal i Policisë në veri të zgjidhet nga Serbia, e cila propozon dy emrat dhe njëri do të zgjidhet.


Pjesë nga raporti mbi sfidat e dialogut Serbi-Kosovë, ku flitet per policine


PDF/Raporti i plotë mbi sfidat e dialogut Serbi-Kosovë (kliko) që të hapet dokumenti

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 19/07/2018 17:04

    Pushtetin në Kosovë e mbajn tradhëtarët e kombit...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të