Berisha harron kur ka qeverisur, gafa e ish-kryeministrit: Kodheli, ministre e Mbrojtjes në 2011

Berisha harron kur ka qeverisur, gafa e ish-kryeministrit: Kodheli, ministre e Mbrojtjes në 2011

Ish-kryeministri Sali Berisha

Nuk kanë të sosur gafat e rënda të Sali Berishës. Duke dashur të sulmojë dhe njollosë planin e NATO-s për ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë, ka ngatërruar qeverinë e tij me qeverinë e Edi Ramës. Teksa ka akuzuar qeverinë shqiptare se po tenton të përfitojë nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, pasi sipas tij i interesojnë tokat e Farkës, ish-kryeministri harron kë ka pasur ministër Mbrojtjeje në mandatin e dytë të qeverisjes së tij.

Duke iu referuar ‘oficerit dixhital’, thotë se ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zvarritur planin për bazën ajrore të Kuçovës, duke harrur se në 2011, ka qenë vetë kryeministër dhe se ministër Mbrojtjeje ka qenë Arben Imami. Gjithashtu, përmes postimit të ‘oficerit dixhital’, Berisha e konsideron veten kryeministër.

“E vërteta e bazës ajrore të Kuçovës! Duke përshëndetur çdo interes të NATO-s për baza apo lehtësi aeroportuale në Shqipëri, këtu më poshtë keni një informacion konkret të oficerit dixhital mbi të vërtetën për aeroportin ushtarak të Kuçovës.

Përshëndetje z. kryeministër Berisha! Siç me siguri jeni ne dijeni, Shefi i Misionit CUBIK në atë kohe, në 2011 Nënkolonel Lu Boros nuk pati marrëdhënie të mira me Mimin dhe shumë herë është përplasur për problemet e zvarritjeve edhe të Planit të Bazës Ajrore ë Kuçovës, dhe u largua më pas pa e përfunduar misionin e tij për të cilin ishin bërë edhe shumë studime, plane dhe ide nga ai dhe i gjithë grupit CUBIK, të cilat ngelen të pazhvilluara si në infrastrukturë ashtu dhe në pajisje luftarake. Grupi CUBIK mbronte idenë e zhvillimit të kësaj baze si një bazë e rëndësishme e FA Shqiptare dhe të NATO-s (si një baze Hostnation). Përse e kanë kërkuar sot? Sipas gjykimit tonë, tani u intereson që tokat e Farkës ku është grupi i helikopterëve, t’i privatizojnë. Firma e shumëpërfolur Fusha ka influencën më të madhe në atë zonë dhe në atë tokë ku sot është Regjimenti i Helikopterëve”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin e ‘oficerit dixhital’.

Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateru: 07/08/2018 12:03

    Kur ke kaluar ne jashtqitje normalisht lajthit zorra e b*** es.Keshtu i ndodh edhe largqoftit Berish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët

‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët