Skandali i Facebook, Zuckerberg e pranon: Jam përgjegjës!

Skandali i Facebook, Zuckerberg e pranon: Jam përgjegjës!

Pas heshtjes shurdhuese të ditëve pas skandalit që ka përfshirë Facebook dhe Cambridge Analytica, Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook ka thënë më në fund fjalën e tij, pasi ëhstë akuzuar se i ka dhënë kompanisë së mësipërme të dhënat e 50 milionë përdoruesve amerikanë, në mënyrë që ajo të mund të ndikonte tek ata në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të fundit në SHBA, ku fitoi Donald Trump. 

Ai u përpoq të sqarohej në profilin e tij në Facebook: “Dua të ndaj me ju një azhurnim për situatën e Cambridge analytica, përfshi hapat që kemi ndërmarrë dhe ato që do të ndërmarrim për t’i bërë ballë këtij problemi të rëndësishëm. Kemi përgjegjësinë të mbrojmë të dhënat tuaja, dhe nëse nuk ja kemi arritur ta bëjmë këtë, nuk meritojmë t’iu shërbejmë. Kam punuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe si të bëjmë të mundur që të mos ndodhë përsëri. Lajmi i mirë është se veprimet më të rëndësishme për të shmangur që kjo të ndodhë sërish sot i kishim marë që disa vite më parë. Por kemi bërë edhe gabime, duhet bërë më shumë dhe do ta bëjmë”.  

Lidhur me të tashmen, Zuckerberg tha:

“Javën e kaluar, ne mësuam nga The Guardian, The Neë York Times dhe Channel 4 se Cambridge Analytica mund të mos i ketë fshirë të dhënat sikurse ka certifikuar. Ne i ndaluam menjëherë ata nga përdorimi i të gjitha shërbimeve tona. Cambridge Analytica pretendon se tashmë ata i kanë fshirë të dhënat dhe kanë rënë dakord që t’i nënshtrohen një auditi nga një firmë të cilën ne e kemi ngarkuar që ta konfirmojë këtë. Dhe po bashkëpunojmë me ata që po hetojnë për atë që ka ndodhur”. 

 

Kreu i Facebook arrin në këtë përfundim:  

"Ka qenë një shkelje e marrëdhënies së besimit ndërmjet Kogan, Cambridge analytica dhe Facebook. Por edhe mes Facebook dhe njerëzve që i vendosin të dhënat e tyre te ne dhe presin që ne t’i ruajmë. Duhet t’i ndreqim gjërat”. Dhe shtoi: “E kam nisur me Facebook dhe fundja jam përgjegjës për atë që ndodh në platformën tonë. Do të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur komunitetin tonë. Do të nxjerrim mësim nga kjo përvojë për të garantuar në mënyrë të mëtejshme që platforma jonë ta bëjë komunitetin tonë më të sigurt”. 

Mark Zuckerberg, CEO i Facebook


s.k/Shqiptarja.com
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë