Skandali/ I kaluan fushën e Laprakës privatit në vitin 2012, të pestë gjyqtarët 'ngelën' në Vetting (Emrat+Vendimi)

Skandali/ I kaluan fushën e Laprakës privatit në vitin 2012, të pestë gjyqtarët 'ngelën' në Vetting (Emrat+Vendimi)

Protesta e sotme e banorëve të Laprakës për fushat

TIRANE - Disa banorë të Laprakës protestuan sot kundër një vendimi që Gjykata e Tiranës ka marrë në vitin 2012, duke vendosur që t’ia jepte privatit terrenin sportiv të lagjes, konkretisht fushë futbolli. Sipas banorëve, synimi i këtij vendimi ishte që Bashkia e Tiranës, e drejtuar asokohe nga Lulzim Basha, ta kthente atë hapësirë që deri në vitin 2012 kishte shërbyer si mjedis publik, në objekt ndërtimi.

Prona në fjalë, ku aktualisht ndodhet fusha e sportit, i është kthyer pronarëve me një urdhër ekzekutiv nr. 5920 të datës 28.06.2012 nga Gjykata e Tiranës, në kohën kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha dhe kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Vendimi i pesë gjyqtarëve, tashmë të larguar nga sistemi

Por, në një reagim të sajin për mediat, administrata e sotme e Bashkisë së Tiranës ka qartësuar banorët se terreni sportiv do të mbetet siç është dhe aty nuk ka asnjë leje ndërtimi për pallat. Madje, është vendosur që me Buxhetin e ri, për vitin 2019, fusha do të futet në procedurat e shpronësimit, për të qëndruar fushë futbolli për banorët e lagjes.

Megjithatë, në këtë histori ajo që bie në sy është përbërja e trupës gjyqësore, e cila në vitin 2012 mori vendimin që këtë pronë publike t’ia kalojë privatit, duke ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Për më tepër, siç vërtetohet edhe nga historiku i vendimeve të gjykatës për këtë çështje (sin ë rastin e vendimit 5418, date 09.07.2007, shkalla e parë), Bashkia e Tiranës, në vitet kur drejtohej nga Edi Rama, e ka kundërshtuar me forcë dhënien e terrenit sportiv privatëve.

Me sa duket, gjithçka u bë realitet me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës. Të pestë gjyqtarët që kanë marrë vendimin në vitin 2012, tashmë janë të larguar nga sistemi i drejtësisë pasi ose kanë rezultuar si të dënuar për korrupsion ose nuk kanë mundur që të kalojë filtrin e Vettingut, duke dhënë dorëheqjen për t’i shpëtuar kontrollit të figurës profesionale dhe morale.

Besnik Imeraj, Ardian Nuni, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea dhe Mirela Fana janë cilësuar të papërshtatshëm për të ushtruar detyrën e gjyqtarit përmes një procesi të hapur. Gjyqtarja Majlinda Andrea është një emër i njohur për opinionin publik pasi në vitin 2016, sëbashku me burrin e saj u kapën duke i marrë 50 mijë euro një shtetasi. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj u shpallën në kërkim nga policia dhe në qershor të këtij viti u dënua me 4 vite burg me kusht. 

Gjyqtarja Fana në vitin 2017 i paraqiti dorëheqjen presidentit për t’u larguar nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar në këtë mënyrë vettingut. Po ashtu, më pas janë larguar edhe 3 gjyqtarët e tjerë të çështjes në fjalë.

Ndërkaq, në një reagim të tijin, deputeti i PS, Ulsi Manja, deklaroi se “gjykatat e korruptuara të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës koordinuan kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi!”. Sipas tij, vendimi i gjykatës është marrë vetëm një vit përpara se PD të linte pushtetin në 2013.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fushaa: 11/10/2018 08:38

    Po lulishten tek 21 dhjetori pse se ruajti bashkia. Propogande

    Përgjigju
  • Genti: 10/10/2018 20:00

    Nuni dhe Zenelaj mbaruan mandatin nuk i ka kap vettingu ndërsa Fana është larguar vetë. Shkrim i pa bazë...

    Përgjigju
  • Mona: 10/10/2018 19:20

    Jane te njejtet qe shkatrruan komleksin e klubit Partizani dhe dihet kush i ndertoi pallatet aty. Argita e bija e Saliut dhe Partizanin e derguan ne male e kodra per tu stervitur e femijet e ketij klubi dhe as ekipi i pare sot qe udheheq superioren nuk kane fushe kue te sterviten se duhet te majmen sa me shume shpellaret.

    Përgjigju
  • Ela: 10/10/2018 19:09

    Po fushen tek Ali Demi kush e dha per ndertim, po fushen tek 5 Maj kush dha per treg .. ne Tirane cdo lagje ka patur fusha sporti ( po ju a kujtoj juve qe akoma nuk njihni rruget e ketij qyteti) dhe gjyqtaret ne kete rast ja kane kthyer te zotit.. i shkreti sa ka harxhuar per ta mare lind pyetja???? Kurse ju keni hallin e votave ... ne mbrojtje te qytetit !!!???

    Përgjigju
  • Tata: 10/10/2018 18:58

    CDI DITE NGA NJE MESELE E KTIJ HALEJE ME EMRIN SHUL JO LUL .PO SI NUK NDIGJUM NJE VEPRIM PREJ BURRI POR PREJ NJE HORRI .NGA NA MBIU KY HALE O ZOT .DON DHE PYSHTET PO DO TE MARRI ATE TE NOCIT .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen