Vinte nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë në Durrës. AKU asnjë të dhënë për importuesit

Vinte nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë në Durrës. AKU asnjë të dhënë për importuesit

Porti i Durrësit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 27 ton mish nga Brazili me prezencë salmonele. Kontenieri është bllokuar në Durrës, dhe bëhej fjalë për fileto pule, ku pas analizave të monstrave rezultoi të ishte i infektuar. Mësohet se ngarkesa ka mbërritur në Portin e Durrësit para dy javësh, por AKU-ja nuk jep asnjë informacion për imprtuesit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.

Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 18/08/2018 11:38

    Bravo, i urojmë AKU-së suksese dhe akoma më fort në të gjitha pikat si nëpër dogana ashtu dhe brënda vendit deri në qebabtoret e lagjes me kontrolle të fortë të vazhdueshëm, ndërkohë që qeveritë punonjësve të këtij organi kaq të rëndësishëm duhet ti kenë të parët në vëmendje për ngritje rrogash. Sa për rastin në fjalë, anija të urdhërohet të largohet menjëherë dhe e shoqëruar dhe e monitoruar nga policia në të katër anët e saj derisa të largohet nga ujrat tona për të mos i dhënë shkas hedhjes së helmit në territorin tonë. Gjithashtu të jepet sinjal edhe tek fqinjët që kjo anije të kthehet me gjithë ngarkesën në vendin e saj, dhe pastaj të bëjë si të dojë! Urgjent largojeni!! Do ti lutesha gazetarëve tu kërkojnë organeve përkatëse largimin e menjëhershëm të anijes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës