Skandali i pronave në Spille, Apeli le të lirë Cikalleshin, vjehrrin e kreut të PS

Skandali i pronave në Spille, Apeli le të lirë Cikalleshin, vjehrrin e kreut të PS

Ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi

Vjehrri i ish-kreut të Partisë Socialiste në Kavajë, Said Cikalleshi, i marrë i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti për skandalin e tjetërsimit të pronave shtetërore në plazhin e Spillese, është liruar nga qelia.

Vendimi për lirimin e Cikalleshit nga burgu është marrë në nga gjykata e Apelit në Durrës,ku me vendimin e tyre gjyqtarët Arben Vrioni, Anita Mici dhe një tjetër, kanë vendosur të zbusin masën e sigurisë ndaj Cikalleshit nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë që kjo treshe gjykuese që ka liruar Cikalleshin, në dhjetor të 2016 liroi një eksponent të njohur të botës së krimit në Durrës me inicialet L.B. “Shqiptarja.com” se Cikalleshi ka qënë një nga njerëzit kryesorë që ka vënë në funksion tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë, pasi në funksionin e titullarit të hipotekës Kavajë, ka bërë rregjistrimin në mënyrë të paligjshme të qindrave rasteve, ku me dokumenta të falsifikuara është bërë tjetërsimi i sipërfaqes tokësore në bregdet. Mësohet se së bashku me Cikalleshin, lirinë nga burgu e ka përfituar dhe ish-juristi i hipotekës Kavajë Andi Gjeci, i cili ashtu si shefi i tij, akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumentave”.

Dosja me 11 mijë e 800 faqe

Për këta dy ish-zyrtarë dhe 7 persona të tjerë prokuroria e Kavajës ka ndërtuar një dosje me 11 mijë e 800 faqe, në të cilat dyshohet se faktohet implikimi kriminal i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, në skemën e grabitjes së tokës shtetërore, duke e tjetërsur më pas në subjektet private.

I pandehur është marrë ish-kreu i hipotekës Seid Cikalleshi, vjehrri i ish-kreut të PS Kavajë Gentian Daja, ndaj të cilit prokuroria ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”. Po kështu nën akuzë janë vënë shtetasit, Andi Gjeçi, Dritan Kazazi,Aida Gjoci,Asim Arkaxhiu,Aldo Kila, Ilir Kaja, Agron Xhelezi dhe Nezir Lecini. Kallëzimi për abuzimet me falsifikimin e dokumentave të pronave në plazhin e Spillesë është depozituar fillimisht nga Kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi, që më pas u pasua dhe nga një kallëzim i dytë nga Komanda e Forcës Ajrore.

Mes personave që kanë përfituar nga kjo skemë, duke blerë sipërfaqe toke në plazhin e Spillesë, janë dhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, por dhe persona të afërm të tjerë që kanë lidhje me të.

Banorët kanë përfituar tokë dhe që më pas e kanë shitur apo kryer transaksione të tjera, nuk janë njohur me asnjë lloj dokumentacioni për tokën, por vetëm kanë kryer aktin e shitblerjes së tokës, ku noteri u ka shkuar në shtëpi dhe kanë firmosur në mirëbesim.

Thuhet në dokumentet e hetimit të Prokurorisë

Dokumentet e hetimit tregojnë se toka e tjetërsuar fillimisht në emër të banorëve të zonës u kaloi përmes kontratave të shitjes apo të dhurimit të afërmve të pushtetarëve lokalë të Kavajës, ku kryeson rrethi familjar i ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Rroshi.

Duke ndjekur gjurmët e kontratave, prokurorët gjetën se përfitues ishin edhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe rrethi familjar i bashkëshortes së tij. Në një rast një grua e identifikuar si H.I.Elmadhi pasi ka fituar 4300 metra katror tokë në këtë zonë, ia ka dhuruar atë sipas prokurorisë me kontratë noteriale “Azem dhe Nazije Rroshit”. Në të njëjtën mënyrë edhe të afërm të ish-kreut të PS Kavajë Gentian Daja, sipas prokurorisë, kanë blerë sipërfaqe më të vogël të kësaj toke.

Në total 135 praktika

Në total sipas prokurorisë janë 135 praktika që pasi kanë marrë AMTP nga ish-komuna Kryevidh, kanë filluar hipotekimin e sipërfaqeve tokësore me pyll në bregdetin e Spillesë.

Të 135 praktikat e falsifikuara tashmë janë sekuestruar dhe bllokuar në hipotekë dhe në terren nga prokuroria e Kavajës, ku bëhet fjalë për katër parcela mjaft të mëdha të cilat mbulojnë të gjithë bregun ranor dhe pyll në plazhin e Spillesë.

Thotë prokuroria

Sipas dosjes së akuzës nga ana e punonjësve të Komunës Kryevidh dhe Komisioneve të Ndarjes së Tokës, të krijuar në mënyrë fiktive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime kriminale që kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore të cilësuar si tokë pa frut (PF) tokë Shtetërore. Nuk administrohet asnjë dokument shkresore nga asnjë institucion shtetërore për ndryshimin e zërit kadastral nga tok (PF) në tokë arë.

Për arritjen e qëllimit përpara se të nxirrte certifikatën e Pronësisë për banoret, fillimisht gjenin banoret e mirëbesuar të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën. Më pas gjendej blerësi (përfituesi i pasurisë) dhe pas këtyre veprimeve bëhej rregjistrimin në hipotekë, duke bërë në mënyrë të menjëherëshme dhe aktin e shitblerjes së pasurisë. Ky akt, në shumicën e rasteve, bëhej pa u vënë në dijeni për Çertifikatën e Pronësisë, banoret të cilët janë përfituesit e parë të tokës, por njëherazi behej edhe shitblerja e tokës. Fillimisht operohej me përpilimit të AMTP-ve në pasurit objekt hetimi të cilat klasifikohen si tokë.

Thotë prokuroria

Tabela me të pandehur

1.      Seid Cikalleshi

2.      Andi Gjeçi

3.      Dritan Kazazi

4.      Aida Gjoci

5.      Asim Arkaxhiu

6.      Aldo Kila

7.      Ilir Kaja

8.      Agron Xhelezi

9.      Nezir Lecini

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump