Skandali i radhës i drejtësisë/ Vrau për një këngë në tallava, herën e parë dënohet me 5 vite, të dytën i pafajshëm

Gjyqësori në Shqipëri çdo ditë e më tepër vazhdon të prodhojë vendime skandaloze, duke nxjerë të pafajshëm persona të akuzuar për vrasje. Megjithëse ka arritur të marë pafajësinë në gjykatën e shkallës së parë në Lezhë, Mariglen Përgjini, i akuzuari kryesor për vrasjen e Maltin Shtjefnit krim i ndodhur në janar 2013, rrezikon të dënohet me 20 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Katër ditë më parë prokurori i Apelit Shkodër Elvin Gogaj, lexoi konkluzjonet përfundimtare ndaj të pandehurit Përgjini, duke kërkuar dënimin e tij me 20 vite burgim për dy akuza atë të “Vrasjes me dashje” e kryer në dëm të viktimës Maltin Shtjefni dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Në kërkesën e tij prokurori Gogaj, kërkoi që gjykata në dhënien e vendimit për këtë të pandehur të mos aplikojë konvertimin e dënimit me kusht.

Ndërkohë masë dënimi prokuroria kërkoi dhe për të pandehurit Ergys Nika, Anton Toli dhe Martin Prenga, ndaj të cilëve kërkoi një dënim prej 2 vitesh burg secilin të akuzuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. “Shqiptarja.com” mëson se i dyshuari kryesor për vrasjen e 26-vjeçarit Maltin Shtjfni në një lokal nate në Lezhë, është shpallur i pafajshëm në shtator 2016. Këtë pafajësi Përgjini ka mundur ta marrë, pasi gjykata e Apelit Shkodër në 2015 vendosi të kthejë çështjen kundër tij për rigjykim, pasi e konsideroi të padrejtë dënimin e tij me 5 vite burgim vetëm për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” në dëm të viktimës Maltin Shtjefni.

Por edhe pse çështja u rigjykua dhe prokurori i Lezhës Erjon Shehaj kërkoi dënimin e Përgjinit me 20 vite burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa lejë, e njëjta gjykatë që dënoi Përgjinin me 5 vite burg për vrasje nga pakujdesie, në shtator 2016 e shpalli të dyshuarin kryesor Përgjini të pafajshëm. Ky vendimin është apeluar nga Prokuroria e Lezhës dhe se 6 ditë më parë, prokurori i Apelit në Shkodër Elvin Gogaj, kërkoi në gjykatë deklarimin fajtor të Përgjinit dhe dënimin e tij me 20 vite burgim.

Nga ana tjetër pritet që avokatët mbrojtës të Përgjinit të kërkojnë pafajësi në Apel, duke renditur argumentat e tyre. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në datën 9 janar 2013 rreth orës 22:00, Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, Alfred Marku dhe Angjelin Marku, pasi janë takuar me njëri-tjetrin kanë qëndruar së bashku në lokalin me muzikë live në pronësi të Lek Tonit. Këta persona kanë qëndruar së bashku duke konsumuar alkool. Në këtë lokal kanë qënë dhe viktima Maltin Shtjefni, i cili ka qënë i shoqëruar me të pandehurin Sergjo Prenga.

Në lidhje me një këngë që do këndohej nga këngëtarët që ndodheshin në lokal, ka patur një debat verbal midis Maltin Shtjefnit dhe Ëngjëll Nika, e Anton Tolit, për të cilin kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar. Pasi janë sqaruar të tre shtetasit kanë vajtur në tavolinat e tyre dhe kanë qërasur njëri-tjetrin dhe me pije. Tre këta persona kanë vijuar në tavolinat e tyre dhe kanë qërasur njëri-tjetrin me pije. Rreth orës 23:30 kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit që ishin në lokal janë larguar, ndërsa shtetasit Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, në një tavolinë dhe Maltin Shtjefni dhe personat e tjerë në një tavolinë tjetër kanë qëndruar.

Në këtë moment Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe ai ka vajtuar dhe është ulur pranë tyre. Gjatë kohës që po qëndronin në tavolinë, Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, e cila është parë nga të gjithë personat që kanë qënë prezent në tavolinë. Në një moment dhe në mënyrë të papritur Mariglen Përgjini ka qëlluar një herë me këtë pistoletë në drejtim të Maltin Shtjefnit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Por këtë krim Përgjini nuk e ka pranuar duke pretenduar se vrasjen e Shtjefnit e ka kryer Ëngjëll Nika, i cili sipas Përgjinit ka pasur një armë zjari pistoletë me vete dhe se pas ngjarjes ai ja ka hedhur përpara në tavolinë pistoletën që ka kryer vrasjen dhe i ka thënë “…çfarë bëre…?”. Ndërsa nga ana tjetër Ëngjëll Nika dhe gjithë dëshmitarët e tjerë që ishin prezent në tavolinë deklarojnë se vrasjen e ka bërë vetëm Mariglen Përgjini.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 12/12/2018 15:07

    Deri kur do degjojme lajme te tilla nga drejtesia?!

    Përgjigju
  • A_Nikulaj: 12/12/2018 11:10

    Kjo histori ka qe zvarritet qe ne vititn 2013! Ndokajt hodhen para te madhe te cilen e mori prokuroria por me vone diku loja u prish dhe prokurori ktheu leket. Prokurori me pas u rrah ne ambientet e burgut nga ky Pergjini ne foto.... dhe patatja e nxehte vazhdon te hidhet nga njera dore ne tjetren...

    Përgjigju
  • Gjoni.Shkoder.: 12/12/2018 10:57

    Po pse more prokurac kerkon vetem njizet vjet per kete kriminel schizofren. Ai duhet mbyll brenda gjithe jeten,jo ne burg por ne psikatri.

    Përgjigju
  • WTF: 12/12/2018 10:13

    Mjafton kjo histori banale per te kuptuar mentalitetin e prapambetur te nje pjese te shoqerise Shqiptare. Keta lloj tipash duhet ti besh nje gjilpere e ti cosh tek te shumtit se nuk e meritojne te jetojne.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 12/12/2018 09:49

    Delenxhiu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin