Skandali i Thesarit, Erjon Braçe:
Argumenti i Fullanit nuk mjafton

Skandali i Thesarit, Erjon Braçe:<br />Argumenti i Fullanit nuk mjafton
TIRANË - Komisioni i Ekonomisë e ka vlerësuar si të pamjaftueshëm argumentin e Guvernatorit të Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani për vjedhjen e thesarit, sipas të cilit sistemi ka funksionuar, ndërkohë që ka dështuar njeriu.

Vlerësimi i Komisionit të Ekonomisë është bërë i ditur për A1 Report nga kreu i këtij komisioni, Erjon Braçe. Sipas deputetit socialist zinxhiri kontrollues i Bankës së Shqipërisë nuk ka funksionuar, por ka dështuar totalisht.

“Ka dështuar që nga treshja e famshme që duhet të administronte arkën stok dhe arkën për veprim, deri tek niveli më i lartë kontrollues i Bankës së Shqipërisë.”-shprehet Braçe.

Më tej deputeti socialist shton se ka dështuar edhe auditimi i jashtëm i bankës që është paguar nga Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë BSH ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dosjen e auditit të kryer nga ekspertët. Mësohet se në bazë të këtij auditimi është nxjerrë vjedhja e 713 milionë Lekëve.

Ja cfare deklaroi Fullani per vjedhjen ne BSH

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet