Skandali/ Pas rrugëve, auditi zbulon masakrën e rradhës me ujësjellës-kanalizimet

Skandali/ Pas rrugëve, auditi zbulon masakrën e rradhës me ujësjellës-kanalizimet

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet e projektit “për përmirësimin e kanalizimeve për Tiranën e madhe”, por në terren është kryer vetëm gjysma e punimeve.

Ky është auditi i dytë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që gjen shkelje e abuzime me fondet e ndërtimit të veprave publike me vlera të mëdha, pas atij të rrugës Tiranë–Elbasan, për të cilin u arrestua funksionari i lartë i LSI, ish–Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartës të tij.

Por mesa duket, në vazhdën e abuzimeve, Xhika nuk ka qënë i vetmi drejtor i LSI i cili ka abuzuar.

Një audit i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë flet për shkelje të rënda.

Përmes një kredie të butë me qeverinë japoneze, Shqipëria arriti të siguronte në vitin 2012 një fond maksimal për këtë vepër, në vlerën e 85 milionë eurove, ose 11 miliardë jen japonez.

Nga e gjithë kjo kredi për projektin e pastrimit të ujërave të zeza në Tiranë u dhanë 71 milionë euro.

Por auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka zbuluar se Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet, ndërsa projekti ka mbetur në mes.
99.5% e shumës, në vlerë 70 milionë euro është disbursuar, ndërsa punimet janë realizuar sa gjysma e kësaj shifre, 35 milionë euro, thotë TV KLAN.

Punimet e nisura në Korrik të vitit 2014 duhet të kishin përfunduar në vitin 2016. Por grupi i auditit ka konstatuar se për t’i mbyllur nevojiten edhe 10 milionë euro të tjera.
Projekti synonte të bashkonte disa kolektorë të ujërave të zeza në lumin Lana në kryeqytet, për të transferuar ujin në Kashar, ku do të përpunoheshin, e pas pastrimit do të depozitoheshin në det.

Edhe një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i vitit 2015, gjeti një sërë shkeljesh e mangësish në këtë projekt, në të cilin Ministria e Transporteve kishte fillimisht rolin e Agjencisë Ekzekutuese, rol që ia kaloi me vonë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë.

Ashtu si në rastin e rrugës Tiranë–Elbasan, edhe gjetjet e këtij auditi pritet të përfundojnë në prokurori./Lexo.al

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin