Skandali/ Pas rrugëve, auditi zbulon masakrën e rradhës me ujësjellës-kanalizimet
Auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka zbuluar se Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet, ndërsa projekti ka mbetur në mes
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet e projektit “për përmirësimin e kanalizimeve për Tiranën e madhe”, por në terren është kryer vetëm gjysma e punimeve.
Ky është auditi i dytë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që gjen shkelje e abuzime me fondet e ndërtimit të veprave publike me vlera të mëdha, pas atij të rrugës Tiranë–Elbasan, për të cilin u arrestua funksionari i lartë i LSI, ish–Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartës të tij.
Por mesa duket, në vazhdën e abuzimeve, Xhika nuk ka qënë i vetmi drejtor i LSI i cili ka abuzuar.
Një audit i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë flet për shkelje të rënda.
Përmes një kredie të butë me qeverinë japoneze, Shqipëria arriti të siguronte në vitin 2012 një fond maksimal për këtë vepër, në vlerën e 85 milionë eurove, ose 11 miliardë jen japonez.
Nga e gjithë kjo kredi për projektin e pastrimit të ujërave të zeza në Tiranë u dhanë 71 milionë euro.
Por auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka zbuluar se Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet, ndërsa projekti ka mbetur në mes.
99.5% e shumës, në vlerë 70 milionë euro është disbursuar, ndërsa punimet janë realizuar sa gjysma e kësaj shifre, 35 milionë euro, thotë TV KLAN.
Punimet e nisura në Korrik të vitit 2014 duhet të kishin përfunduar në vitin 2016. Por grupi i auditit ka konstatuar se për t’i mbyllur nevojiten edhe 10 milionë euro të tjera.
Projekti synonte të bashkonte disa kolektorë të ujërave të zeza në lumin Lana në kryeqytet, për të transferuar ujin në Kashar, ku do të përpunoheshin, e pas pastrimit do të depozitoheshin në det.
Edhe një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i vitit 2015, gjeti një sërë shkeljesh e mangësish në këtë projekt, në të cilin Ministria e Transporteve kishte fillimisht rolin e Agjencisë Ekzekutuese, rol që ia kaloi me vonë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë.
Ashtu si në rastin e rrugës Tiranë–Elbasan, edhe gjetjet e këtij auditi pritet të përfundojnë në prokurori./Lexo.al
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.5%
-
Jo
73.3%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 1331
Lajme të tjera
-
Nënkryetari i Partisë së Lirisë thirret në SPAK, Braimllari jep llogari për dosjen e lobimit të LSI në SHBA! Nga Uashingtoni erdhi përgjigja e letërporosisë
20 Prill 2023, 10:45
-
Shkodër/ Blinte vota për LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Pukë, në pranga Vasil Shabani
15 Janar 2023, 11:04
-
Pse të gjithë ikin nga Meta? 40 figurat që u distancuan, nga grupi i 2009-ës te Agron Çela në 2023! Shkodra, qarku i fundit ku ‘shkërmoqet’ Partia e Lirisë
8 Janar 2023, 16:28
-
Ylli Pata: Përtej nervozizmit të Ilir Metës, sa është pesha politike e ikjes së Agron Çelës?
6 Janar 2023, 18:51
-
Publikohet ekspertimi ekonomik i SPAK për inceneratorin Elbasanit: Paratë që u janë kaluar shoqërive të tjera janë arkëtuar sërish nga Albtek
8 Dhjetor 2022, 09:52
-
Daja i Ilir Metës financoi LSI-në dhe mori miliona euro tendera nga bashkitë e Skraparit dhe Përrenjasit! Fakte për një tjetër skemë abuzimi
31 Tetor 2022, 10:56
-
Hetim në Austri, Itali e San Marino/ SPAK nis letërporosi për dosjen hetimore ndaj Ilir Metës
1 Tetor 2022, 22:01
-
100 euro për një votë për LSI, GJKKO dënon me 1 vit burg kandidatin për deputet Etjon Joka! 1 vit edhe për Elis Babon që mori paratë dhe e filmoi momentin
16 Shtator 2022, 09:54
-
Si i bleu LSI votat në Pukë me nga 10 mijë lekë! Bisedat: I kam gjet 20 dhe 3 të miat! SPAK çon dosjen në gjykatë, por nuk është ndjekur burimi i parave
14 Shtator 2022, 08:39
-
Kërkesa e Metës, Gjykata e Tiranës shqyrton më 22 shtator ndryshimin e emrit nga LSI në Partia e Lirisë, regjistrohen edhe strukturat drejtuese
13 Shtator 2022, 13:36
-
Blinte vota për LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Pukë, SPAK kalon për gjykim dosjen ndaj Vasil Shabanit! Pranon gjykimin e shkurtuar
12 Shtator 2022, 10:42
-
PS heq mburojën që kërkoi LSI në 2015 për spiunët e ish Sigurimit, verifikim edhe për ata që morën certifikata nga komisionet 'Mezini' e 'Bezhani'
6 Shtator 2022, 16:10