S'kanë fund telashet për kapitenin e kombëtares Mërgim Mavraj, Aris-i i ndërpret kontratën

S'kanë fund telashet për kapitenin e kombëtares Mërgim Mavraj, Aris-i i ndërpret kontratën

Mërgim Mavraj me fanellën e ARIS-it të Selanikut

Fillon edhe një herë kalvari i vuajtjeve i Mërgim Mavrajt për kërkimin e një klubi të ri. Mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare i kanë bërë të ditur se nuk bën pjesë në planet e Aris të Selanikut dhe duhet të fillojë të mendojë se ku do të luajë në pjesën tjetër të sezonit, pasi te grekët, nuk ka vend për të.

Paraqitjet e mbrojtësit shqiptar, të afruar me shumë bujë te Aris, nuk kanë qenë siç pritej dhe presidenti i skuadrës ka vendosur që të fillojë spastrimet e janarit pikërisht duke filluar nga Mavraj. Lajmi qarkullonte prej ditësh në mediat greke, por klubi grek sot ka njoftuar zyrtarisht përfaqësuesit e Mavrajt, Kolasos dhe Vitor se nuk kishin më vend në këtë skuadër dhe do të kërkohej ndërprerja e parakohshme e kontratës me ta.

Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë të arrihet në një akord, pasi Mavraj kishte firmosur një marrëveshje 1+1 në klubin grek. Por te Aris shpresojnë që nëpërmjet pagesës së një pjese të kontratës, të ndërpresin marrëveshjen me të. E vështira do të jetë të gjendet një ekip i ri për kapitenin e përfaqësueses shqiptare, pasi pas dështimeve te Hamburgu dhe Aris, pak skuadra do ta presin krahëhapur qendërmbrojtësin./VipSport/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mona: 24/12/2018 09:49

    E ka profffesionin ai. Ka ndonji xhami pa hoxhe ?.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump