SKEDA/ Kërkesat e studentëve dhe propozimet e kryeministrit Rama

SKEDA/ Kërkesat e studentëve dhe propozimet e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama dhe protesta e studentëve

TIRANE-Teksa po mbyllet dita e nëntë e protestës përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, studentët ende nuk kanë pranuar që të dialogojnë me kryeministrin për kërkesat e tyre, pavarësisht se shefi i qeverisë deklaroi mbrëmë se është dakord me tetë pikat, por që të konkretizohen duhet që të ulen. Shqiptarja.com sjell më poshtë një skedë me përgjigjet e qeverisë për të gjitha kërkesat e studentëve.

Kërkesat e studentëve
1. Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).
2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online
3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19
7.Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Propozimet e qeverisë

Tarifat dhe konviktet
Përsa i përket pikës së parë kryeministri Edi Rama ka pranuar uljen me 50% të tarifës për të gjithë studentët, ndërkohë që ka shtuar se për të varfrit dhe ekselentët po shikohet mundësia për bursa. Për konviktet përpos 18 mln eurove të fazës së parë, që po zbatohet projekti, sot janë akorduar edhe 3 mln euro të tjera, ndërsa në total fondi është 56 milionë euro.

Gjithashtu Rama shprehu gatishmërinë që shteti të marrë pjesë në pagesën e tarifës së studentëve për konviktet.  Përsa i përket kërkesës për rritjen e buxhetit të arsimit, Rama tha se ‘nuk do të arrijë në 5% të GDB derisa nuk kemi mundësinë dhe vullnetin që të rrisim taksat’.

Bibliotekat dhe karta e Studentit
Kryeministri ka deklaruar se për Bibliotekën Shkencore ka nisur puna dhe në janar ose shkurt kjo pikë do të bëhet realitet. Edhe pse e cilësoi Kartën e Studentit si përgjegjësi të universitetit, Rama u shpreh se për këtë pikë do të gjendet zgjidhja shumë shpejt. "E kam dëgjuar disa herë dhe është një pikë e bëshme".

Bordet në Universitete
Rama u premtoi studentëve se do të shkarkojë anëtarët e qeverisë në bordin e administrimit të universiteteve, nëse do të vijnë në dialog, ndërsa përsa i përket kërkesës që të shtohet një përfaqësues nga studentët, kryeministri u shpreh i gatshëm për dialog.

Vettingu i pedagogëve
Kryeministri është shprehur dakord në parim më të gjitha pikat përfshirë edhe procesin e rishikimit të titujve akademikë dhe verifikimin e plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore, por kërkoi nga studentët që të krijojnë një strukturë dhe të bëjnë një pakt 3-vjeçar për të arritur realizimin e të gjitha pikave, madje edhe shumë të tjera.

Transparenca e buxhetit dhe rritja e peshës së votës
Përsa i përket pikës për transparencë me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve dhe publikimin e të gjitha shpenzimeve online, Rama është shprehur se nuk ka asnjë problem dhe bëhet. Studentët kërkojnë rritjen nga 10% në 50% të peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik. Për këtë pikë, Rama tha se ‘kjo ka vend për t’u diskutuar, pasi nuk kemi ndeshur asnjë shembull në planet, por ndoshta, ka dhe duhet diskutuar, por pa bërë shpikje, prandaj duhet pakti’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit