Skënderbeu fiton në limit me Partizanin, javës tjetër mund të shpallet kampion

Skënderbeu fiton në limit me Partizanin, javës tjetër mund të shpallet kampion

Nga ndeshja e sotme Partizani-Skenderbeu

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut po mbyllej pa gola, ka ardhur një gol nga hiçi që i ka dhënë fitoren ekipit korçar dhe duke vënë në rrezik të madh pjesëmarrjen e të kuqve në Europë.

Goli i fitores 1-0 për Skënderbeun u shënuan nga Dita në minutën e 94-t të takimit, nga 5 minuta shtesë që ishin gjithsej.

Vazhdon thatësira e “Demave” ndaj “Ujqërve të Dëborës”, pasi kjo ishte ndeshja e katërt këtë sezon që ata nuk arrijnë të shënojnë qoftë edhe një gol të vetëm ndaj tyre.

Vendasit luajtën më mirë, sidomos në pjesën e parë të takimit, duke provuar disa herë për të zhbllokuar rezultatin, por pa sukses.

Partizani vazhdoi të ishte superior edhe pas pushimit të ndeshjes, por pa arritur të gjejë golin e fitores. Tifozeria e Partizanit, “Ultras Guerrils”, ka thumbuar Skënderbeun për sa i përket çështjes së dënimit nga UEFA me 10 vjet skualifikim nga kompeticionet evropiane, duke shpalosur këtë mesazh: “Skënderbeu i dënimeve apo Hamzai i trukimeve”.

Teksa dukej sikur ndeshja do të përfundonte me barazim pa gola, në fund të takimit ishte Bruno Dita ai që lëshon një goditje të hidhët nga distance, duke mundur portierin Hoxha.

Partizani – Skënderbeu     0-1

Dita 94’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Trashi, Batha, Telushi (Mala 70′), Lukas (Bardhi 5′, Çani 70′), Asani, Abdurrahimi, Progni.  Trajner: Klevis Dalipi.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Muzaka, Gavazaj (Dita 72′), Vila (Krasniqi 61′).  Trajner: Ilir Daja.

Kartonë të verdhë: Batha 15′, Telushi 62′, Osmani 81′ / Nimaga 15′

Gjyqtarë: A. Koçi, I. Tartari, R. Çokaj, F. Lamaj, O. Sokoli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale