Skënderbeu: Ja kur pritet të flasë CAS-i, kërkuam pezullimin e vendimit të Apelit

Skënderbeu: Ja kur pritet të flasë CAS-i, kërkuam pezullimin e vendimit të Apelit

Skënderbeu

KORÇE-Klubi i Skënderbeut pret me ankth vendimin e CAS pas dënimit nga UEFA me 10 vite përjashtim dhe 1 mln euro gjobë për trukim ndeshjesh. Klubi kampion i Shqipërisë sqaron se Skënderbeu ka paraqitur në CAS, kërkesën për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe është në pritje të një vendimi i cili pritet të merret brenda kësaj javë. Skënderbeu kërkon që të jetë pjesë e shortit për Champions League që do të hidhet në ditët në vijim, pasi rrezikon pjesëmarrjen në kompeticionin elitar të klubeve në Europë.

Duke ndjekur me vëmendje interesin e treguar gjatë ditës së sotme në lidhje me një vendim të mundshëm nga CAS - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije se nuk ka ende një vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur nga KF Skënderbeu.

- Ashtu si edhe ju kemi njoftuar paraprakisht, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ ka paraqitur në CAS, kërkesën për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe jemi në pritje të një vendimi i cili pritet të merret brenda kësaj javë.

- Duke marrë shkas nga paqartësitë e shfaqura, interesin e madh dhe pritshmeritë tuaja ju informojmë se nuk ka një datë ose orar të paracaktuar. Në momentin që klubi do të njihet me vendimin, do të bëhet publik për mediat dhe opinion publik.

Skënderbeu

Nëse Skënderbeu nuk lejohet, në Champions League do të marrë pjesë ekipi i Kukësit, ndërsa një vend në Europa League fiton skuadra e Partizanit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij