Skënderbeu përmbys 2 gola të Lushnjës, Luftëtari barazon Partizanin

Skënderbeu përmbys 2 gola të Lushnjës, Luftëtari barazon Partizanin

Skuadra e Skëndërbeut

Kanë përfunduar 3 ndeshje të javës së 33-të të Kategorisë Superiore në futboll, ku në dy ndeshje ka pasur shumë gola dhe përmbysje rezultati.

Skënderbeu ka përmbysur 2 gola në Lushnjë, duke fituar 4-2. Përgjini ka shënuar golin e parë për lushnjarët në minutën e 39-të, ndërsa Papa ka çuar shifrat në 2-0 me penallti në fillimin e pjesës së dytë.

Por më pas Skënderbeu ka treguar edhe njëherë forcën e tij, duke përmbysur shifrat në harkun e 30 minuta, ku autori i golave është Sowe, në minutën e 59-të, 69-të dhe 82-të. Për golin e nokautit mendon James në minutën e 85-të.

Një ndeshje me dy fytyra për Skënderbeun, ndërkohë që Sowe merr kreun e shënuesve më të mirë me 19 gola, ndërsa Guri i Kukësit ndodhet 1 më pak, me ndeshjen që do ta luajë në Durrës ndaj Teutës në orën 19:00.

Barazim në Gjirokastër. Një Luftëtar heroik merr një pikë në shtëpi, ndërsa Partizani sheh t’i ikë fitorja nga duart.

Edhe pse të kuqtë ishin në avantazh të dy golave, kur shënuan me Asanin dhe Gojkoviç në pjesën e parë, gjirokastritët kthehen në lojë. 

Abazaj e Rapo barazpeshojnë takimin, duke shtangur Partizanin. Abazaj shënon nga një kënd i pamundur, kjo edhe për faj të portierit të Partizanit, që e devijon në portën e tij.

Goli i dytë i Rapos u dha zemër vendasve, që mund të kishin fituar ndeshjen më pas. Duke parë se si rodhën ngjarjet, mund të quhet rezultat i mirë për Luftëtarin.

Me këtë barazim, të kuqtë janë pesë pikë larg vendit të tretë dhe Europës. Gjirokastritët janë shumë pranë objektivit, kualifikimit për në Europa League.

Flamurtari ka zgjedhur stadiumin “Elbasan Arena” për të luajtur kundër Laçit pas dënimit të fushës. Ndeshja ka përfunduar në barazim pa gola, një pikë që u shërben pak të dyja skuadrave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën