Skënderbeu pret vendimin e CAS për Champions

UEFA nuk e llogarit Skënderbeun në Champions League dhe për këtë klubi korçar pret vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pas ankimimit që ka bërë. Beteja ligjore do të vijojë edhe më pas, por së pari, korçarët kërkojnë të luajnë në Europë.

Nëse Skënderbeu nuk lejohet, në Champions League do të marrë pjesë ekipi i Kukësit, ndërsa një vend në Europa League fiton skuadra e Partizanit.

Tashmë vjen momenti i së vërtetës: Në orët e ardhshme Skënderbeu do të marrë përgjigje nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës nëse do të mund të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League këtë verë. 

Është beteja kryesore me UEFA-n, sepse nëse kalon me sukses këtë test, Skënderbeu ka gjasa të mëdha të fitojë edhe luftën kryesore, atë kundër dënimit 10-vjeçar, shoqëruar me 1 milion euro. Shpresa është që KAS të marrë parasysh arsyetimin e Skënderbeut dhe të mos e dënojë pa u analizuar tërësisht, nga e para, dosja e UEFA-s.

KAS ka treguar edhe më parë se jo gjithmonë zbaton vendimet e UEFA-s dhe FIFA-s, mjafton të kujtohet që këtë vit ka ndryshuar dënimin ndaj kapitenit të Perusë Paolo Guerrero, i cili kishte marrë dënim 6-mujor për doping dhe KAS ia çoi në 14 muaj pas apelimit nga Agjencia Botërore AntiDoping.

Pikërisht historia e Guerreros jep leksion, sepse një gjykatë federale në Zvicër ngriu më pas vendimin e KAS-it dhe ka lejuar sulmuesin të luajë në Botëror, në pritje që dosja të shqyrtohet nga e para.Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pritet ta marrë këtë vendim më 6 qershor.

Nëse Skënderbeut nuk i lejohet të marrë pjesë, atëherë në Champions League do të shkojë ekipi i Kukësit, ndërsa i jepet mundësia edhe Partizanit, që futet në Europa League. Kjo do të shkaktonte edhe një reaksion tek ekipi i Skënderbeut, që ndoshta shumë lojtarë mund të shiteshin dhe largoheshin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet