Skenë si nëpër filma, vjedhin 'Benz-in' në Tiranë, 'luftë' me policinë në Bulqizë, autorët ja mbathin në këmbë

Skenë si nëpër filma, vjedhin 'Benz-in' në Tiranë, 'luftë' me policinë në Bulqizë, autorët ja mbathin në këmbë

Policia e Dibrës

Një ngjarje si nëpër filima ka ndodhur sot, teksa dy persona kanë grabitur një makinë tip ‘Benz’ në Tiranë dhe janë nisur me të drejt Bulqizës. Policia ka ngritur menjëherë pikë kontrolli për ndalimin e mjetit, por nuk ja ka dalë, pasi autorët janë larguar me shpejtësi, duke rrezikuar dhe jetën e policëve.

Këta të fundit kanë qëlluar në ajër, në mënyrë që autorët të ndalonin, por këta të fundit kanë vijuar qëndresën, ndërsa policia është në ndjekje të tyre. Policia njofton se autorët kanë braktisur makinën dhe ja kanë mbathur në këmbë.

Informacioni paraprak
Me datë 23.06.2018, rreth orës 07.42, policia e Dibrës, ka marrë informacion se në Tiranë një automjet është vjedhur dhe po lëviz në drejtim të Bulqizës. Menjëherë është organizuar puna ku shërbime të policisë kanë ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit me qëllim ndaljen e këtij automjeti.

Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa AA 186 EE, nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti është larguar me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër me qëllim që automjeti të ndalej. Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen e automjetit ku në hyrje të qytetit të Bulqizës, dy persona ende të paidentifikuar kanë braktisur automjetin duke u larguar me shpejtësi në këmbë.

Policia e Bulqizës vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave si dhe vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës