Skrapar, vidhnin naftë nga mjetet e punës të një firme, arrestohen në flagrancë nga policia

Skrapar, vidhnin naftë nga mjetet e punës të një firme, arrestohen në flagrancë nga policia

Sipas burimeve të raportuara  nga policia e  Skraparit, disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur  naftë nga mjetet e punës të një firme. Ndërkohë, Specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të personave të mëposhtëm:

Zimis Xhufkollari, 28 vjeç, banues në Miminas, Berat Kastriot Zaimi, 56 vjeç, banues në Therepel, Skrapar,punonjës i SHPSF-së.
Pjerin Nikolli, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr.15, Durrës, punonjës manovrator pranë një firme që punon për gazsjellësin.
Arrestimi i këtyre personave të lartpërmendur u bë pasi gjatë natës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë kapur në flagrancë Zimis Xhufkollari, i cili drejtonte mjetin tip furgon, ku brenda tij kishte 500 litra naftë duke pretenduar se e kishte blerë. 

Nga kryerja e veprimeve proceduriale rezultoi se kjo sasi nafte ishte vjedhur në pikën e parkimit në Qafë Shkozë, Therepel, në mjetet e punës të firmës që punon për gazsjellësin. 
Zimis Xhufkollari, për të marrë naftën u ka dhënë një sasi lekësh rojes së SHPSF-së, Kastriot Zaimi dhe punonjësit manovrator, Pjerin Nikolli.
Materialet në ngarkim të këtyre personave do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fukarai: 24/03/2018 15:52

    Ky lajm eshte per te qeshur vodhen 20euro dhe Po e investigo prokurorija e KRIMEVE te renda Ha. Ha. Ha Po apartamentet e DEPUTET it socialist Hysenit qe I shkembeu me TOKA ne Dhermi qe kap shume e miljon euro coo ndodh Po politikane te tjere me pasuria disa MILJONA euro cdo te ndodhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!