Falimentoi agjencia, Sllovakia nis tre avionë për të marrë 84 pushuesit

Falimentoi agjencia, Sllovakia nis tre avionë për të marrë 84 pushuesit

Foto Ilustruese

Ministria e Brendshme e Sllovakisë është angazhuar të nisë në Shqipëri tre avionë për të kthyer në atdhe 84 pushues sllovakë, për shkak se agjensia turistike me të cilën kishin ardhur në Shqipëri, falimentoi.

Ministrisë iu kërkuar ndihmë nga kompania e sigurimeve, e cila do të paguajë për kthimin e pushuesve. Është përgjegjësi e jona që t’i kthejmë pushuesit në shtëpi.

Zëdhëndësi i ministrisë, Petar Lazarov

Të kontaktuar nga "Report Tv", autoritetet janë shprehur se nuk kanë dijeni për ngjarjen dhe se kthimi i turistëve është bërë si një procedurë normale.

Bëhet fjalë për kompaninë "Albania Travel" e cila ishte siguruar pranë kompanisë së sigurimit “Uniqa”. Ndërkohë në Sllovaki pushuesit po këshillohen të mos zgjedhin agjensi udhëtimi që kanë vetëm një destinacion, pasi kompani të tilla janë të pasigurita.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor