‘S’më mjekove gruan para 15 viteve’/ Kërcënoi mjekun me thikë, pranga të sëmurit mendor në Gramsh

‘S’më mjekove gruan para 15 viteve’/ Kërcënoi mjekun me thikë, pranga të sëmurit mendor në Gramsh

Foto ilustruese

GRAMSH-Një person është arrestuar, pasi kërcënoi me thikë një mjek në spital. Bujar Hoda 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj u arrestua, pasi kërcënoi me thikë në oborrin e spitalit mjekun me inicialet H.K. 58 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas burimeve nga policia, Bujar Hoda vuan nga çrregullimet mendore por nuk është i pajisur me kartele. Ai ka shkuar në oborrin e spitalit duke e akuzuar mjekun se para 15 vitesh nuk i ka mjekuar bashkëshorten.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë, thikë  me të cilën autori kanosi mjekun.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga neni 238 dhe 279 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë