S’mund të vlerësohet 28 nëntori i 1912, më shumë se ai i 1443

S’mund të vlerësohet 28 nëntori i 1912, më shumë se ai i 1443

Isa Boletini puth flamurin kuqezi në Vlorë pas shpalles së pavarësisë nga Ismail Qemali

Më 28 nëndor ne përluemi përpara veprës të Ismail Qemalit, dhe të gjithë përpjekjeve që rilindën shtetin shqiptar të pavarur nga Osmanët dhe që deshi të merrte një formë moderne. Por, nuk duhet harrojmë gjenezën e vërtetë të shtetit të arbrit që është në 28 nëndor 1443, kur Skënderbeu ngriti flamurin në kështjellën e Krujës!

Jam i bindur se ishte një shtet kombëtar!

Mund të vërtetohet!

Kush mendon se ndërgjegja kombëtare nuk ishte zgjuar ndër elitat shqiptare të shekullit të 15, njësoj sikur kishte nisur të lindëte e dobët gjithandej në Europë, nuk e njeh mirë historinë e kulturës europiane dhe arbërore. Ngaqë prej shekujsh humbi disi, mendojnë se nuk ekzistonte më parë. Sikurse arkeologu zbulon qytete dhe qytetërime poshtë shtresave të tokës. Gërmon për të gjetur qytetërime të zhdukura por që kanë qenë.

Po, shteti i Skënderbeut ishte kombëtar nga ndjenja, frymëzimi, shtrirja, aleancat dhe ndërgjegja e vetvetes. Ashtu e njihinin edhe fuqi të rëndësishme eurropiane të kohës. Gjergji si sundimtar i Arbrit.

Ai shtet nuk jetoi vetëm disa muaj ose nuk kishte shtrirje vetëm Vlorë – Berat – Elbasan por shumë më gjerë, Jug e Veri. Ai mbijetoi për më shumë se dy dekada dhe mbet në kujtesën e shqiptarëve anëmembanë Shqipërisë dhe përtej si ideja shtetrore shqiptare.

Fakti se Osmanët e shtypën nuk do të thotë fare asgjë. Ai jetoi në ndërgjegjen politike arbërore. Kush nuk e di në filozofinë politike që shteti është fillimisht ide pastaj realitet!!! Nëse ndonjë budalla nuk e di le t’i hedhi një sy veprës të Hegelit mbi fenomenologjinë e shpirtit! Po e lexoi dot!

Shteti shqiptar është i lashtë prej më shumë se 500 vjetësh. Nuk ka lindur para një shekulli, ndonëse ngritja e flamurit në Vlorë pati një rëndësi të jashtëzakonshme për ta rilindur atë në momente shumë kritike idenë e shtetit shqiptar.

Por vetë ideja dhe realiteti i shtetit arbëror janë qindra vite më parë. Por politikanët e kohëve të ndryshme vlerësojnë veprën e tyre dhe harrojnë historinë. Mbivlerësuan shtetin e 1912 dhe lanë shtetin e Gjergjit. Sikurse komunistët vlerësuan 29 nëndorin duke zbehur 28 nëndorin 1912.

Për priftin e fshatit, peshkopi i krahinës është më i madh sesa Papa, kurse për Kryepeshkopin, Papa është më i rëndësishëm sesa vetë Jezusi. Ky është fati i njerëzve të medhenj. Edhe i vetë politikanit të madh Ismail Qemali. Babai i shtetit shqiptar në shekullin e 20. Por, jo themeluesi i idesë shtetrore arbërore, i asaj ka qenë Gjergji i Madh. Perse na paraqisni para botës sikur jemi me kujtesë shtetrore të shkurtër? Kujt i ka interesuar ta fshehi këtë, kjo përtej miopisë sonë egoiste?

Kujtoja se aktivitetet shkencore për Skënderbeun do të sillnin një dritë të re metafizike duke pohuar të vërteta të mëdha të lëna poshtë nga dogmat ideologjike staliniste, por në vend të tyre dëgjova një referat të një studiueseje kineze për romanin Kështjella, roman i bukur në fakt, por që është letërsi dhe jo histori.

Sa shumë përtypim dogma dhe hiqemi sikur janë të vërtetat e fundit shkencore të historisë. Të stërthëna prej dekadash të tëra.

Pse kështu? 

Përulem para Ismail Qemalit, babai i shtetit shqiptar në shekullin e 20! Shoh te shteti i arbrit i shekullit të 15 kur lindi ideja dhe realiteti i shtetit kombëtar shqiptar! /Facebook/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 03/12/2018 10:06

    Me nje shok ,diskutonim per te vertetat historike,te ardhura nga thellesia e kohes.Nese historiani apo personi ,qe ka lene mesazhin historik eshte i vertet apo i anshem.Sido qoft,ka nje menyre per te gjetur te vertetat historike,quhet ,hermeneutika.Sipas Hegelit:e verteta eshte rezultat i nje procesi dialektik i te kuptuarit te nje sendi apo te nje gjeje.Keshtu qe as kush te mos dishoj ,per vertetesin e ngritjes se flamurit nga Skenderbeu me 28 nentor 1443.

    Përgjigju
  • Mirabo: 01/12/2018 16:08

    Nje shkrim i arrire. I shkurter, po teper konçiz e shume domethenes. Eshte shume, shume e vertete qe as mund te krahasohen keto dy data: Ajo e Gjergjit te Madh e te Lavdishem me kete turko-shqiptarin mol qemoli, qe pa diskutim ka qene i pergatitur direkt dhe indirekt nga 'Fuqite e Medha' te asaj kohe e disa thone edhe nga vete 'Porta e Larte' qe i kishte ditet e numeruara dhe ishte e qarte se te gjitha zoterimet do ti humbte, po te ruante te pakten nje qe sot quhet 'neokolonianizem' (statuquo), qe e kishin planifikuar dhe ideuar xhonturqit. Turqia vete ishte ne shkaterrim e shperberje te plote dhe po te mos ishin anglezet e francezet qe nuk donin ne asnje menyre hapjen dhe dominimin rus, ruset do ta kishin shkaterruar ate shtet mongol me kohe e tani do ti ishte harruar dhe emri. (Lufto Ruso - turke qe quhet dhe lufta e Krimese) si edhe me pas me Koalicionin Ordodoks Lindor kunder otomaneve te ndyre, qe perfundoi me fitoren e Koalicionit te udhehequr nga Rusia qe perfundoi me 'Traktatin e Shen Stefanit. Pra ai Nentori i dyte e molit eshte nje sajim e me teper politike e propogande se sa nje shtet sovran e vertete i lire Arberor. Shtet i Vertete Arberor ka qene vetem Shteti qe krijoi Gjergj Kastrioti i Lavdishem me 28 nentor 1443 duke ngritur Flamurin e Shenjte te Arberve e duke i bashkuar te gjithe Arberit nen nje Kauze te Shenjte.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 01/12/2018 10:55

    Rendesia e Flamurit me 28 Nentor 1443 dhe 28 Nentor 1912, jane e rendesishme per shqiptaret dhe Shqiperine. Jane njesoj te rendesishme aq sa jane edhe historike.1443-ta eshet madheshtore,sepse madheshtine i rrite kundershtari,fuqia e Perandortise Osmane, veprimi unik i shqitareve kunder okupuesit osman, gjatesia kohore e luftimeve(25 vjet) dhe jehona e kesaj rezistence madhore ne hapesirat jahste ngjarjeve-luftimeve.Ndersa 1912-ta, edhe pse ne kohe e rrethana me te volitshme per shtrirje, nuk kishte jehone aq sa pati Skenderbeu me luftimet e Tija 25 vjecare,sa dolen mbi njemije vepra historike,letrare,muzikore e artistike nga shume,per te mos thene nga gjitha gjuhet e popujve te qytetruar te Botes.

    Përgjigju
  • Moni: 01/12/2018 09:20

    Or zotri, tek filmi Nentori i dyte e ke pare ti qe Gjergj Kastrioti ngriti flamurin ne daten 28 Nentor? Se nje dokument apo te dhene tjeter historike nuk ka. Beteja e Nishit u zhvillua ne 3 Nentor, beteje nga e cila Skenderbeu dezertoi dhe u nis per ne Kruje. Po se kur ngriti flamurin ne Kruje ne nuk e dime.

    Përgjigju
    • moni: 03/12/2018 16:08

      "Bir Selman i nenes", une kam lexuar aq libra sa ma merr mendja ti nuk i ke pare ndonje here ne jeten tende (shume me teper se 1000 ne cdo rast). Barleti na jep te dhena, por dhe plot te dhena te tjera te pasakta qe jane hedhur poshte nga burime te tjera. Historiografia moderne i merr me rezerva te dhenat qe vijne nga Barleti. Nje shembull: Barleti thote qe gjate rrethimit te dyte te Krujes u angazhuan 300 mije trupa Osmane. KJo eshte perralle. Pastaj nje burim historik nuk merret si i mireqene nese nuk konfirmohet te pakten dhe nga 2 burime te tjera. Fakt historik eshte qe beteja e Nishit u zhvillua ne daten 3 Nentor, sepse eshte e konfirmuar nga burimet Osmane dhe nga ato Perendimore. Se kur erdhi Skenderbeu ne Kruje kjo eshte e veshtire te thuhet me saktesi. Me siguri ne Nentor po se kur askush nuk e di. Nese ndjehesh fatkeq ne jete shko mbyllu ne ndonje manastir mos eja te shfryhesh ketu.

    • Bir Selman i nenes: 01/12/2018 10:01

      O Mon, shko lexo Marin Barletin dhe burimet e tjera per Skenderbeun qe ta mesosh. Para se te flasesh apo permendesh ate zotrine sic i thua ti, duhet te kesh lexuar minimumi 1000 libra dhe jane pak. Po te jap nje keshille, para se te hysh e te besh komente te tilla shko regjistrohu ne biblioteken e qytetit ku je ose bli ndonje liber po i pate mundesite.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë