Sokol Balla: Rruga ime me
Top-Channel ndahet sot

Sokol Balla: Rruga ime me<br />Top-Channel ndahet sot<br /><br>
Gazetari Sokol Balla njofton zyrtarisht largimin nga Top-Channel pas 12 vjet pune si gazetar, drejtor informacioni dhe drejtues i emisionit Top-Story.

Ka qenë vetë gazetari Balla i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar "ndarjen" me Top-in pak orë përpara ndërrimit të viteve, ndërsa ka falenderuar kolegët e tij të Top-Media me të cilët ka kaluar më shumë se një dekade marrëdhënie pune. 

"Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shume kapituj per shume nga ne. Nje nga ata edhe une. Ne kete fund 2017 dua te uroj se pari koleget e mi te @topchanneltv me te cilet kalova me shume se 12 vjet te paharruara, dhe me te cilet rruga ime sot ndahet. Gezuar 2018! Koli!", thuhet në postimin e Ballës. 

Rreth një muaj më parë Sokol Balla u largua nga detyra e drejtorit të informacionit të Top-Channel, ndërsa në vend të tij u komandua i rikthyeri Endri Xhafo. Ky vendim, siç edhe kuptohet me lëvizjet e mëpasme, ka thelluar përplasjet me drejtuesit e Top-it duke sjellë largimin përfundimtar të Sokol Ballës. 

Ende nuk është i qartë destinacioni i Sokol Ballës për vitin 2018, por mjaft zëra e lidhin atë me ekranin e Vizion Plus, lëvizje e cila nuk është mohuar as nga vetë ish-drejtuesi i Top-Story, duke lënë të kuptohet se bisedimet vazhdojnë.  

Redaksia Online
l.q/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët