Sondazhet në rrjet, në mbështetje të dialogut mes studentëve dhe qeverisë (FOTO)

Sondazhet në rrjet, në mbështetje të dialogut mes studentëve dhe qeverisë (FOTO)

Edi Rama dhe studentët protestues përpara Kryeministrisë

Protesta e studentëve po vazhdon prej ditësh ndërkohë që sot ka hyrë në ditën e 9-të. Organizimi vazhdon në Tiranë dhe në rrethe, ndërkohë që në Tiranë turma e protestuesve është ndarë sot në dy grupe. Njëri nga grupet po proteston para Kryeministrisë, ndërsa grupimi tjetër po proteston tek Ministria e Arsimit. 

Nga ana tjetër qëndron kryeministri i cili prej 5 ditësh iu ka shtrirë studentëve dorën e bashkëpunimit. Qeveria kërkon dialog dhe garanton se do të përmbushë të 8 kërkesat e studentëve, nëse këta të fundit hyjnë në një proces dialogimi. Por cili është perceptimi i opinionit dhe studentëve në rrjet?

Në disa sondazhe që janë bërë online, rezulton se studentët dhe qytetarët janë pro nisjes së dialogut. Kështu ka ndodhur edhe në sondazhin e përditshëm të "Shqiptarja.com", që sot kishte si temë hapjen ose jo të dialogut të studentëve me qeverinë. Në 6 orë, rezulton se kanë votuar 2400 persona, nga të cilët 53% janë pro dialogut. 

Sondazhi në Shqiptarja.com

 

Sondazhi në Shqiptarja.com (Votoni këtu)
Sondazhi në Report Tv (Votoni këtu)

Ndërkohë që në Instagram, në faqen “Post Meme”, sondazhi ka dalë me 83% pro hapjes së dialogut të studentëve me qeverinë.

Sondazhi i organizuar në rrjetin social Instagram

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studenti: 13/12/2018 11:27

    Me vjen mire qe Kryeministri e ka marr seriozisht ceshtjen dhe tani eshte momenti te flasim qe ti zgjidhim te gjitha kerkesat dhe mos ngelen vetem ne leter

    Përgjigju
  • Emigranti: 13/12/2018 01:23

    Duke qen dakord me protesten e studenteve, theksoi se, asnje problem, i madh apo i vogel, nuke mundet te zgjidhet pa degjuar te dya palet, se si dhe kur dote zgjdhen te tea kerkesat. Cilat, duhen sot apo neser, cilat ne janarin e ne vazhdim ne vitein e arcem, sepse gjerat jo te mira, jan akumuluar, per gati 28 vjet dhe sbehen menjeher,cdo gje do kohen dhe vendin e duhur. Rendesi ka qe te ligjerohen ne detaja, mbasi te vendoset bashkerisht se cilat jan prioritetet, per sot e per neser. Urime per vendimin e rinis , per ti mbajtur larg partit politike, si PD< LSI< qe kerkojn te nxjerin perfitime politike, per interesat e tyre. Para pes vjetesh, keto mostra kan qen e pushtet dhe e cuan vendin dhe iniversitetet ne gremin dhe tani bejn be e rufe. Mos u besoni, i sikterisni, se skan hallin e studenteve, por marjen e pushtetit, per te vjedhur e per ti shtuar vilat ne Laez dhe gjith bregdetin, ndoshta ne Alpet, se vetem atje u ka mbetur pa cvatur.

    Përgjigju
  • cmenduria kolektive: 13/12/2018 00:10

    me kete sondazh u kuptua qe vetem 17% te lexuesve nuk jane rilindas. por hiqmeni nje fiksim? cdo diskutojne rama e studentet?! duan pazar? tavalla?

    Përgjigju
  • Klau: 12/12/2018 21:11

    Pa dialog nuk ka zhvillim

    Përgjigju
  • Shemsi: 12/12/2018 18:12

    Po per çfarë të dialigohet....?! Kërkesat e studentëve janë shumë më pak se premtimet që Partitë Politike në Fushatat elektorale. Tani është momenti të plotsohen 8 kerkesat minimale dhe pastaj të bisedohet sepse Qeveria ka shuuuuum për të bërë për studentët dhe mbarë Shqiptarët. Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me Sloganin: “ Saliu i ka lënë rrugëve”.......?! Në fakt prej 6 vitesh kjo qeveri akoma nuk ka perfunduar qoftë dhe 1 km rrugë......! Ka ardhur koha që kryeministri të mos degjoje servilat, por të dëgjoje Studenta dhe ata që ia thonë troq të verteten. Jemi lodhur me të folur në kohen e ardhshme e asgjë nuk rregullohet. Turp kur mburren se kanë marrë një Vendim per permirsimin e kushteve të Studentëve me 3 mil euro, nderkohë që vetem një Kompani fantazëm merr nga Qeveria 30 mil euro......!

    Përgjigju
  • REXHEPI: 12/12/2018 16:41

    Une them ta kthejm Salih mutin ne pushtet ai naj ban nja 500 univerzitete private gjdo deputet kah nja 10 e nuk kem nevoj me studju fare me 500 euro e blejm diplomen. Studentet thojn e dojm univezitetin si nevrope une jetoj ne Europe universitet galas nuk ka. Ne Zvicerr ku jetoj nese e humbe vitin duhet mi kthy edhe paret e burses qe ke marr o ngelsa ushtar te salih lushnjes vetem shikojani djalin sa te edukum e ka kriminel

    Përgjigju
  • ERMAL DOCI: 12/12/2018 15:20

    Shqiptaret kan nevoj per revulucjon. Rrezim te klases politike. Nji udheheqje te re ku i bindet dhe i ben detyrat e BE

    Përgjigju
  • Fraiku: 12/12/2018 14:49

    Nuk i le Sali Lusha studentet te dialogojne, nuk i le Mona, nuk i oe ajo rrugacja me fjalor rrugaci e keshillit bashkiak, nuk i le Griderite( kur***te)! Plotesojua kerkesat Zoti Kryeminister dhe pa dialog, por ama jepi goditjen finale ligjore dhe banditeve te LSI - PD.

    Përgjigju
  • Tiku: 12/12/2018 14:22

    Une nuk e di . Kush nuk do dialog. Opozita apo studentet ? Per mua Rama e ka nenvlersuar opoziten. Ajo tani ka veshur uniformen e studenteve dhe hajde merru me studentet ( e opozites ). Nqs vertet jeni aty per hallin tuaj uluni dhe merini sa te mundni qeverise nga ato qe ju kerkoni me te drejte. Te ulin rrogat dhe te kthejne leket e vjedhura per te plotesuar kushtet tuaja.

    Përgjigju
    • Eri: 12/12/2018 16:23

      Historia e kesaj politike te qelbur tek ne eshte e gjate dhe shume e zeze. Keta djem dhe vajza i admiroj vetem per dicka, qe pa thyer nje xham e shperfytyruan kete monster qe kemi km. Ju lumte! Dhate nje leksion te vyer. Jam i keq ardhur se me kete sistem politik pra me keta zorraxhinj qe kemi majtas djathtas etj etj asgje ska per te ndryshuar.

    • mergim tari: 12/12/2018 15:00

      Tik Shume analize e shkurter............ por e sakte. Kaq mund te thuhet. Madje edhe Rama vete ka thene. Te behemi bashke, qe te merrni me shume, pra jo vetem 8 pika. Komenti me I bukur, I sakte dhe logjik qe kam pare deri me sot

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër