Sondazhi i GPF-së në Report TV: 85.7% e shqiptarëve kundër dhunës së opozitës ndaj KZAZ-ve

55.7% e shqiptarëve do të shkojnë të votojnë më 30 Qershor. Ky është nje nga rezultatet e dala nga sondazhi i realizuar nga Instituti italian  GPF Inspiring Research per Report tv, vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale. Në rezultatet e publikuara në emisionin “Repolitix” në Report TV, ku i ftuar ishte edhe Presidenti i GPF Inspiring Research Roberto Baldassari, pjesa më e madhe e qytetarëve të pyetur shprehen të vendosur për t'iu drejtuar kutive të votimit të dielën, konkretisht 55.7% e të anketuarve. Ndërkohë që 34% shprehen se nuk do të votojnë, 10.3% thonë se nuk e dinë, ose nuk japin përgjigje.

Qytetarët që shprehen se do të votojnë më 30 qershor, të pyetur se përse do ta bëjnë një gjë të tillë, 72.5% e tyre thonë se të votosh është një e drejtë qytetare, ndërsa 15.7% thonë se të votosh është detyrë qytetare. 7.8% thonë se do të votojnë se nuk janë dakord me protestat, ndërsa vetëm 4% thonë se do të votojnë se pasi 30 qershori është caktuar me kohë si datë zgjedhjesh. Nga ana tjetër, të pyetur pjesa e qytetarëve, 34% që thanë se nuk do të shkojnë të votojnë, 71.7% tyre thonë se refuzojnë të votojnë pasi për aq kohë sa nuk marrin pjesë të gjitha partitë nuk mund të jenë zgjedhje të rregullta. 12.9% e të anketuarve që nuk do të votojnë argumentojne qe janë dakord me protestat e opozitës, 8.6% refuzojnë të votojnë nga frika e protestave dhe përplasjeve civile, ndërsa 6.8% thonë se kanë frikë se vota e tyre nuk do të jetë sekrete për aq kohë sa nuk marrin pjesë të gjitha partitë.

Ndërkohë të pyetur nga GPF Inspiring Research, 58.2% e qytetarëve shqiptarë shprehen se nëse do të kete zgjedhje më 30 qershor, ato janë të rregullta. Ndërsa 32.4% e shqiptarëve i konsiderojnë false, si dhe 9.4% shprehen se nuk e dinë ose nuk preferojnë të përgjigjen. Pak ditë më parë u sulmuan disa KZAZ në bashkitë e drejtuara nga opozita për të bllokuar zgjedhjet. Por si i gjykojnë shqiptarët këto ngjarje të dhunshme? 85.8% e shqiptarëve janë shprehur se nuk janë dakord me protestat e dhunshme për asgjësimin e KZAZ-ve, vetëm 12.8%  pro dhe 1.4% nuk janë përgjigjur.

Nëse ka zgjedhje të parakohshme
Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të fitonte me 55-59% të votave. Sipas rezultateve të sondazhit Partia Socialiste ka pësuar rritje krahasuar me tre sondazhet e para të zhvilluara në datat 13 mars 2019, 17 prill 2019 dhe 15 maj 2019. Në sondazhin e 13 marsit mbështetja për PS ishte 49-53%, në 17 prill ishte 50-54% dhe në 15 maj ishte 50-54%. 

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet politike do të mbaheshin sot, Partia Demokratike do të merrte 30-34% të votave, duke pësuar në një rënie krahasuar me sondazhin e 15 majit, ku mbështetja për PD ishte 33-37% të votave. Gjithsesi sondazhi konfirmon një rrije të PD krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2017, ku mori 28.9% të votave.

Sipas sondazhit Lëvizja Socialiste për Integrim, nën drejtimin e Monika Kryemadhit, vijon të humbasë terren dhe mbështetjen e shqiptarëve. Mbështetje për LSI rezulton 4-5% të votave. Ne sondazhin 13 marsit mbështetja për LSI ishte 9-11%, në 17 prill 7-9% dhe në 15 maj ishte 4-6%. Në zgjedhjet parlamentare të 2017 LSI mori 14.3% të votave.

Ndërkaq, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot, Partia Bindja Demokratike do të merrte 2-4%, Partia Republikane 0-1%, PDIU 1-3%, FRD 0-1% dhe partitë e tjera 0-1 %. Edhe si koalicion, e majta do t’i fitonte zgjedhjet. Sipas sondazhit, PS dhe partitë e tjera aleate do të merrnin 56.7%, opozita e bashkuar 37.4%, Bindja Demokratike 2.4% dhe partitë e tjera 3.5%.

Por me interesant eshte rezultati i parashikuar sipas koalicioneve: Koalicioni drejtuar nga PS do te merrte 56,6 % te votave, ndersa e gjithe koalicioni i opozites se bashkuar te drejtuar nga PD, LSI dhe PDIU do te merrte vetem 37,4% te votave: Kjo konfirmon se nese Pd dhe LSI do te shkonin ne votime bashke,do te merrnin me pak vota ne krahasim me sa do te merrnin dy partite veç e veç

Besueshmëria e politikanëve
Edi Rama rezulton politikani më i besueshëm për shqiptarët, ndërsa Astrit Patozi dhe Monika Kryemadhi mbeten politikanët më pak të besueshëm. Të pyetur se cila nga figurat politike u duket më e sinqertë në deklarimet publike, 46.9% kanë zgjedhur kryeministrin Edi Rama. Ndërkaq, Lulzim Basha ka konsoliduar pozicionin e tij si më i besueshëm se sa Berisha. Sipas sondazhit, besueshmëria e Bashës është 16.3%, ndërsa për Berishën 7.4%.

Ilir Meta rezulton po aq i besueshëm s Berisha, me 7.4%. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, vijon të mbetet politikania më pak e besueshme, pas Astrit Patozit, me vetëm 1.6%. Besueshmëria për Astrit Pazotin rezulton 1.0%, ndërsa për Rudina Hajdarin me 2.1%. Por, 17.2% të të pyeturve nuk besojnë tek asnjë politikan. Në sondazhin e 13 marsit 47% nuk besonin tek asnjë politikan, ndërsa në 15 maj përqindja ishte 42.5%. Më polarizimin e situatës politike, masa e mosbesuesve ka rënë në mënyrë radikale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Sondazhi i GPF sot në Report TV: Ç'mendojnë shqiptarët për situatën politike pak ditë para 30 qershorit (FOTO)
Ora 22:46
Nëse sot do kishte zgjedhje parlamentare të parakoshme, për cilin KOALICION do të votonin shqiptarët?


Lidhur me koalicionet, të pyetur nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, 56.7% e të anketuarve shprehen se do të votonin PS dhe partitë e tjera aleate, ndërsa vetëm 37.4% do të votonin për PD-LSI dhe partitë e tjera opozitare. Ndërkohë që 2.4% thonë se do të votonin për partinë më të re, Bindjen Demokratike. Sondazhi i publikuar sot në Report TV, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i GPF Inspiring Research Roberto Baldassari, vjen pak ditë përpara zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 30 qershor. Kujtojmë se Baldassari dhe Report TV parashikuan saktë zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2015 si dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Ora 22:45
Nëse sot do kishte zgjedhje parlamentare të parakoshme, për cilën PARTI do të votonin shqiptarët?

Të pyetur nga GPF Inspiring Research nëse sot do të kishte zgjedhje të parakohshme se për cilën parti do të votonit, 55%-59% e shqiptarëve thonë se do të votonin për PS. Kjo shënon një rritje me 5% për PS, krahasuar me sondazhin e kryer një muaj më parë. 30-34% thonë se do të votonin PD nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Për PD, krahasuar me sondazhin e një muaji më parë, ka një rënie prej 3%. Ndërsa LSI do të merrte nga 4-6% të votave nëse sot do të kishte zgjedhje të parakohshme. Edhe për LSI ka një rënie, me 1% krahasuar me sondazhin e një muaji më parë. Ndërsa partitë e tjera të vogla mbeten në të njëjtat shifra të ulëta. Edhe Bindja Demokratike do rrëmbente 2 deri në 4% të votave.

Ora 22:43
85.8% e shqiptarëve kundër dhunës për asgjësimin e KZAZ-ve


Pak ditë më parë u sulmuan disa KZAZ në bashkitë e drejtuara nga opozita për të bllokuar zgjedhjet. Por si i gjykojnë shqiptarët këto ngjarje të dhunshme? 85.8% e shqiptarëve janë shprehur se nuk janë dakord me protestat e dhunshme për asgjësimin e KZAZ-ve, vetëm 12.8%  pro dhe 1.4% nuk janë përgjigjur.

Ora 22:37
68.3% e shqiptarëve nuk janë dakord me strategjinë e opozitës për të protestuar në shesh

Sa i përket strategjisë së opozitës për të protestuar në shesh, 68.3% e të anketuarve nga GPF Inspiring Research thonë se nuk janë dakord. Ndërsa 31.4% janë dakord me protestat e opozitës.

Vihet re një rritje e personave që nuk janë dakord me protestat nga sondazhi i 12 qershorit i transmetuar në Report tv.

Ora 22:36
Sipas 58.2% të shqiptarëve janë të vlefshme zgjedhjet e 30 Qershorit


Nëse zgjedhjet do të zhvillohen në datë 30 Qershor, 58.2% e shqiptarëve të anketuar janë shprehur se janë të vlefshme, 32.4% mendojnë se do të jenë të false dhe 9.4% nuk janë përgjigjur.

Ora 22:34
46.8% e shqiptarëve thonë se këtë të dielë duhet të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër

Të  pyetur se çfarë do të ndodhë në vijim, 46.8% e shqiptarëve të pyetur nga GPF inspiring Research shprehen se duhet të ketë zgjedhje në 30 qershor me Ramën Kryeministër. Vihet re një rënie me 3.2% e shqiptarëve që mbështesin këtë qëndrim, krahasuar me sondazhin e kryer dy javë më parë, ku 50.2% deklaronin se duhet të ketë zgjedhje me Ramën Kryeministër në 30 qershor.

16.8% e shqiptarëve thonë se duhet të ketë një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës dhe të vendoset një datë e re për zgjedhjet, me dorëheqjen e Ramës përballë 19.9% që kërkojnë zgjedhje me marrëvjeshje pa largimin e Ramës. 15.5% thonë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk duhet të zhvillohen. 2.4% thonë se Nuk e di ose kanë zgjedhur të mos përgjigjen.

Ora 22:32
Pas mitingjeve dhe protestave klima politike ndryshoi në favor të Ramës


Të pyetur nëse kriza aktuale politike dhe sociale ka ndikuar në qëndrimet e tyre politike, 73.6% e të anketuarve shprehen se jo, ndërsa 22.5% thonë se po. Këta të fundit, pra ajo pjesë e qytetarëve që thonë se kriza ka ndryshuar qëndrimet politike, të pyetur se si ky qëndrim ka ndryshuar, 42.3% thonë se opinioni i tyre është përmirësuar në favor të mazhorancës. 28.9% thonë se opinioni i tyre është përmirësuar në favor të opozitës, dhe 28.8% thonë se kriza e javëve të fundit i ka shtyrë të mos votojë.

Ora 22:26
Vëtëm 51,5% e socialisteve pranojnë nga Rama shtyrjen e zgjedhjeve


Personat që kanë deklaruar se do të shkojnë që të votojnë në zgjedhjet e 30 Qershorit, janë pyetur nëse do të ishin dakord që të shtyheshin zgjedhjet, nëse pranon kryeministri Rama. 51.5% kanë deklaruar 'PO', ndërsa 46.9% 'JO'.

Ora 22:22
Per 22.5% e shqiptarëve sjellja e ditëve të fundit të politikanëve ia ka ndryshuar opinionin

A e ka ndryshuar klima politike e javëve të fundit opinionin tuaj politik?! 22.5% e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research shprehen se po, ndërsa 73.6% e tyre thonë se jo.

3.9% e tyre kanë zgjedhur të mos përgjigjen ose janë shprehur: Nuk e di!

Ora 22:15
'Është e drejtë qytetare'/ Shqiptarët tregojnë arsyet se përse do të votojnë


55.7% e shqiptarëve deklaruan në sondazh se do të shkojnë që të votojnë në zgjedhjet e 30 Qershorit.  Të pyetur se përse do të shkojnë që të votojnë? 72.5% e shqiptarëve janë shprehur se do të shkojnë që të votojnë, pasi është e drejtë qytetare, 15.7% e cilësojnë detyrë qytetare, 7.8% kanë thënë se do të shkojnë pasi nuk janë dakord me motivet e protestave dhe 4% kanë thënë se zgjedhjet janë programuar kohë më parë.

Ora 22:11
Shqiptarët që nuk do të votojnë, tregojne se perse

Të pyetur nga GPF Inspiring Research, përqindja e shqiptarëve e cila është përgjigjur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, 6.8% e tyre argumentojnë qëndrimin e tyre se përderisa në zgjedhje nuk marrin pjesë në zgjedhje tremben se vota e tyre nuk do mbetet e fshehtë. Ndërsa 8.6% i druhen incidenteve dhe përleshjeve të paralajmëruara nga opozita për të penguar procesin zgjedhor. 12.9% thonë se janë dakord me protestat e opozitës. 71.7% shprehen se duke mos marrë pjesë në zgjedhje të gjitha partitë nuk mund të jenë zgjedhje të rregullta.

Ora 22:09
55.7% e shqiptarëvë jane të vendosur që do votojnë të dielën

Kur ka mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet e 30 qershorit, GPF Inspiring research ka pyetur shqiptarët nëse do të votojnë. 55.7% e tyre thonë se do votojnë ndërsa 34% e tyre shprehen se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që 10.3% nuk kanë vendosur akoma nëse do votojnë apo jo më 30 qershor.

Ora 22:09
Për 54,4% të shqiptarëve Ilir Meta ka nje sjelle në favor te opozitës

1561406538_6.jpg

Sjellja e presidentit Ilir Meta në këtë krizë politike dhe sociale ka qenë në fokus të diskutimeve përgjatë ditëve të fundit. të pyetur nga nga GPF Inspiring Research, vetëm 0.8 % e shqiptarëve mendojnë se kjo sjellje ka qenë në favor të qeverisë përballë 54.4% të tyre që shprehen se sjellja e tij ka qenë në favor të opozitës.

38% thonë se kjo sjellje ka qenë në favor të vendit. Ndërkohë 1.7% e tyre nuk janë shprehur mbi këtë çështje ose janë përgjigjur: Nuk e di!

Ora 21:27
Pse shqiptarët e gjykojnë të gabuar vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve

38.8% e shqiptarëve të pyetur nga GPF Inspiring Research të cilët e quajnë të gabuar vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit thonë se në këtë mënyrë bëhet palë me opozitën, ndërsa 26.8 % shprehen se s'ka kompetenca institucionale për të anuluar zgjedhjet. 34.4% e tyre mendojnë se në këtë mënyrë krijohet një precedent i rrezikshëm.

Ora 21:08
Ja si argumentojnë ata shqiptarë që e quajnë të drejtë vendimin e presidentit për të anuluar 30 qershorin

1561404227_4.jpg

62.6% e shqiptarëve që i duket i drejtë vendimi i presidentit Ilir Meta thonë se ky vendim do t'i shërbejë stabilitetit dhe sigurisë së vendit, ndërsa 29.4% shprehen se e vlerësojnë pozitiv këtë vendim sepse zgjedhjet nuk do quheshin pluraliste. Ndërkohë vetëm 8.1% e personave që e gjykojnë të drejtë këtë vendim, e lidhin arsyetimin e tyre me kauzën e ngritur nga opozita duke e quajtur këtë të fundit të drejtë. Ky grup njerëzish ka pësuar një ulje të dukshme në përqindje nga sondazhi i 12 qershorit i transmetuar në Report Tv.

Ora 21:06
58.5% e shqiptarëve e gjykojnë të gabuar vendimin e Metës për anulimin e 30 qershorit

Të pyetur nga GPF Inspiring Research, 58.5 % e shqiptarëve e kanë quajtur të gabuar vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit. Ndërsa 40.1% e kanë quajtur të drejtë. Ndërkohë që 1.4% nuk kanë dhënë koment mbi këtë çështje. Ajo që vihet re është se përqindjet e shqiptarëve lidhur me këtë vendim kanë një luhatje shumë të vogël nga rezultati i sondazhit të 12 qershorit.

Ora 21:02
Rama, Basha, Berisha apo Meta? Ja cilin besojnë më shumë shqiptarët (Sondazhi)


Në luftën politike të intensifikuar shumë prej fillimit të vitit dhe ekstreme në muajt e fundit me retorikë të kundërt pyetja që shtrohet është se cilin nga politikanët besojnë shqiptarët se është më i sinqertë në deklarimet e tij? Nga liderët, për 46.9% e shqiptarëve më i sinqertë duket kryeministri Edi Rama, ndërsa i dyti vjen Basha me 16.3% dhe pastaj Berisha me Metën me nga 7.4%. Sipas sondazhit të fundit, nga i parafundit në 15 maj, kanë rritje Rama, Berisha, Basha dhe Meta, ndërsa Kryemadhi ka pësuar rënie.

Ora 20:48
67.9% e shqiptarëve e gjykojnë gjendjen e përgjithshme aktuale të vendit negative


Pyetja e parë e sondazhit për shqiptarët ka qenë se si e gjykojnë gjendjen aktuale të vendit pas klimës politike që është krijuar. Gjendjen pozitive e shikojnë vetëm 5.5% e shqiptarëve, ndërsa 26.2% normale dhe pjesa më e madhe, 67.9% negative.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opioninion: 25/06/2019 14:18

    ne qoftese sembahete zgjedhje parokoshme jane keto parti te fitoje.1 ed rama 2 fatos nano .3 rexhep mejdani.4 djali ysni kapo .ERmal hoxha .6nipi isamil qemali 7SKender shehu.8 Lega zogu .9 ylli bufi 10 TAulant MUka11PIRo lutaj.12 JOZEVINa topalli 13ALFRED moisiu ALEKsanderMEKsi ASTRITE patosi SKEnder gjinushi BASHKIM kopliku servetepellumbi

    Përgjigju
  • populli: 25/06/2019 13:55

    Nje apel qytetar per kedo,te dale ne votime,te votojme per te shporrur kete opozite te dhunshme qe e gjen zgjidhjen e problemeve vetem tek molotovi,zjarri,sharjet vulgare,pergjimet e sajimet alla babale,keto jane turpi i politikes destabilizuese qe nuk duan perparimin dhe pengimin me c'do kusht te celjes se negociatave me BE,me Sali Kriminelin kjo opozite eshte e marre fund.

    Përgjigju
  • Arberi: 25/06/2019 11:01

    Shpresojme vetëm të mira, se jemi motra dhe vllezer shqiptarë ...!!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 25/06/2019 10:46

    O sa mir si ta shofin derrate se jan mersu me rromuj tash 30 vjete.

    Përgjigju
  • rama mos ik: 25/06/2019 09:13

    arifi do te na ktheje berishen geri na esht bere gjykates si dhe shume e shume shqipetare te tjere.o popull nuk vendosni dot ju kush eshte hajdut e kriminel!!drejtesia e mban shtetin .uroni te formohet sa me pare se me keto mendje qe kane keta me poshte do kthehemi ne kohen e sales qe ne fund do thot te gjithe vodhem!!

    Përgjigju
  • Arifi: 25/06/2019 02:19

    POPULL SHQIPETARE VOTONI PER KE TE DONI VETEM PER KUKLLAT E RAMES LUTEMI JO VOTE . BENI PER FEMIJET E TU ME RAMEN SKANE TE ARDHME DHE MBETENI TE VARFER RILINDJA SKA ASGJE TE PERBASHKET ME PS RILINDJA ESHTE GRUP QE MBRON VETEM INTERESAT E NJEREZVE ME PARA KETU DUKE PERFSHIRE DHE KRIMINELET ME PARA

    Përgjigju
  • Geri: 25/06/2019 00:57

    TE VOTOSH SOT PER RILINDJEN ESHTE NJELLOJ SIKUR TE VOTOSH PER KRIMIN DHE DIKTATUREN

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/06/2019 23:26

    Nesër në orën 08.00 ilkja do jap dorheqëjen dhe do i bashkohet opozitës ...!!!

    Përgjigju
  • Populli: 24/06/2019 22:23

    Me hile Zoti Lam!

    Përgjigju
  • Roza: 24/06/2019 13:43

    I ka Rene shuuuume vlera Bashes ilirit monikes te udhehequr nga gjyshi I rrjedhur Saliu.

    Përgjigju
  • tori: 24/06/2019 10:07

    Shume eshte rritur.

    Përgjigju
  • Klodi: 24/06/2019 08:11

    Popullariteti i Edi Rames eshte rritur pas pergjimeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale