Sondazhi i KE: 77% e shqiptarëve nuk përballojnë dentistin, më e larta në Europë

Sondazhi i KE: 77% e shqiptarëve nuk përballojnë dentistin, më e larta në Europë

Arben Ahmetaj

Edhe pse Shqipëria është shndërruar në një destinacion për të huaj që kërkojnë të marrin shërbime dentare, vetë shqiptarët nuk mund t’i përballojnë ato.

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77%  e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.

Krahasuar me vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria renditet e fundit, ndërsa Maqedonia dhe Turqia kanë një nivel më të ulët se mesatarja e BE-së, ku përkatësisht 30 dhe 29% e të anketuarve janë përgjigjur që e kanë të vështirë të përballojnë përkujdesin dentar.

Më pas renditet Serbia me 43% e të anketuarve dhe Mali i Zi me 49% të tyre që thanë se kanë të vështirë ose shumë të vështirë për të përballuar kujdesin shëndetësor.

Mesatarja Europiane, për individët që kanë përgjigjur se e gjejnë të vështirë ta përballojnë është 36%. Vendet me përqindjen më të ulët në Europë janë Finlanda dhe Suedia, me përkatësisht 11 dhe 13%, të cilat pasohen nga Holanda me 13%.

Të huajt e zgjedhin se është lirë, por për shqiptarët…

Megjithëse të huaj që vijnë në Shqipëri për të marrë shërbime shëndetësore japin si arsye kryesore çmimet e ulëta, vetë shqiptarët e kanë të vështirë që ta përballojnë.  Italianët kanë kryesisht numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për shërbime shëndetësore, kryesisht të cilat lidhen me përkujdesjen dentare. Megjithatë vetëm 44% e të anketuarve (në krahasim me 77% në Shqipëri) kanë thënë se e kanë të vështirë ose shumë të vështirë që të përballojnë kujdesin dentar.

Numri i shtetasve të huaj që kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri për arsye shëndetësore ishte 111 në pesë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Genti, dentist, thotë se italianët vijnë në Shqipëri pasi është 10 herë më lirë se në Itali për të vënë një dhëmb (80 euro në krahasim me rreth 800 euro), por ndërsa çmimet në Shqipëri janë të përballueshme për italianët, ato janë të papërballueshme për vetë shqiptarët.Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 09/08/2018 11:08

    Që të mos arrijë dikush të shkojë shpesh tek dentisti, duhet fillimisht që personi të ketë “kulturë dentare” të dhëmbëve të tij. Larja e rregullt e dhëmbëve është e domosdoshme, por më e rëndësishme është përdorimi i “fillit dentar” i cili mban larg sëmundjen e dhëmbëve në masën 70%.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë