Sonte finalja e Europa League, Marseille sfidon Atleticon

Çdo gjë është gati në Lyon për finalen e madhe të Europa League. Sonte në mbrëmje Olimpique de Marseille sfidon Atletico Madrid për trofeun e dytë për nga rëndësia në Europë. Marseille do të kërkojë të bëhet e para skuadër franceze që fiton këtë trofe ndërsa Atletico do të përsërisë suksesin e vitit 2012-të. Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira ndërsa Atletico do të luajë me këtë formacion.Oblak; Vrsaljko, Giménez, Godín, Lucas; Koke, Saúl Ñíguez, Gabi, Correa; Griezmann, Costa. Simeone nuk do të jetë në pankinë pasi është i pezulluar por analizon finalen :

Jam i qetë pasi Burgos e di si ta drejtojë skuadrën. Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Marseille dhe duhet përulësi. Fitorja e këtij trofeu në vitin 2012-të nisi ciklin tone fitues.

Trajneri i Atletico, Madrid Diego Simeone

Marseille është në rolin e sfidantit por fatki që mund të bëhet e para skuadër franceze që e fiton këtë trofe e entuziasmon. Ekipi po kalon një moment të mirë dhe pritet të luajë me këtë formacion.Mandanda; Sakai, Rami, Luiz Gustavo, Amavi; Anguissa, Sanson; Thauvin, Payet, Ocampos; Germain.

Trajneri Rudi Garcia është optimist:

Mes nesh dhe historisë ka një mision të vështirë por kjo është sensacionale. Atletico ka më shumë eksperiencë dhe është një skuadër e madhe por në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka.

Trajneri i Marseille, Rudi Garcia

Atletico është favorite për kompanitë e basteve ndërsa finalen do ta gjykojë holandezi Bjord Kuipers.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin