Sonte finalja e Kupës së Mbretit, Sevilla sfidon Barcelonën

Sonte finalja e Kupës së Mbretit, Sevilla sfidon Barcelonën

Lojtaret e Barcelones ne stervitje

Sonte në mbrëmje dorëzohet trofeu i parë për këtë edicion në Spanjë. Në Madrid në stadiumin “Wanda Metropolitano” duke nisur nga ora 21:30 luhet finalja e Kupës së Mbretit ku Sevilla sfidon Barcelonën. Për andaluzianët fitimi i këtij trofeu do të ishte shpëtimi i një sezoni të tërë apo një Kupë ari siç e quajnë mediat spanjolle ndërsa për Barcelonën do të ishte si një Kupë bronzi pas dështimit në Champions. Tek Sevilla trajneri Vincenzo Montella i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe duhet të zgjedhë më të mirët. Pritet formacioni tradicional ndërsa në majën e sulmit balotazhin e ka fituar Ben Yedder.Trajneri Montella kërkon ta fitojë Kupën por sqaron:” Messi është një jashtëtokësor dhe shpresoj që në këtë ndeshje të mos jetë në Tokë”.

Edhe trajneri Ernesto Valverde e ka skuadrën e plotë madje pjesa më e madhe e titullarëve janë mëse gati pasi nuk u aktivizuan në ndeshjen e së martës në kampionat. Pritet që në sulm së bashku me Messin e Suarez të luajë braziliani Coutinho. Për trajnerin Valverde katalanasit janë të detyruar të fitojnë trofe dhe nëse nuk arrijnë të ngrenë Kupën do të ishte një dështim.Për kompanitë e basteve Barcelona është superfavorite për të fituar Kupën e Mbretit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, i kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet 58-vjeçari

Durrës, i kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet 58-vjeçari