Sonte ndeshjet e Champions/ Interi në dorë të Barcelonës, Liverpool-Napoli 'luftë' për një biletë

Sonte ndeshjet e Champions/ Interi në dorë të Barcelonës, Liverpool-Napoli 'luftë' për një biletë

Mauro Icardi dhe Leo Messi

Interi sonte luan me PSV-në në “San Siro” por me sy e veshë është në “Camp Nou”. Për të kaluar në 1/8 e Champions League që përkthehen në prestigj,para dhe ecuri të mirë sportive zikaltërve u duhet edhe një dorë nga Barcelona. Interi duhet të mposhtë holandezët në ndeshjen e fundit të grupit B ndërsa katalanasit të mos humbasin ndaj Tottenham.

Luciano Spalletti ndeshjen e sotme e ka cilësuar si më të rëndësishmen në stolin zikaltër dhe sqaron se skuadra duhet të mendojë të fitojë ndeshjen e saj dhe jo për Barcelonën. Interi ka mungesa në mesfushë por asnjë rezultat tjetër veç fitores nuk tolerohet.

Trajneri Ernesto Valverde ka grumbulluar vetëm dy lojtarë nga akademia dhe duket sikur e ka seriozisht ndaj anglezëve duke thënë: "Interi nuk duhet të shqetësohet për ne. Në fushë do hyjmë vetëm për fitore”.

Edhe pse emrat big janë të grumbulluar pjesa më e madhe mund ta nisin nga stoli. Tottenham mban vendin e dytë në grup dhe e ka në dorë fatin e tij. Nëse fiton e ka të sigurt kualifikimin.

Një luftë e vërtetë pritet edhe në “Anfield Road”. Liverpool luan kualifikimin ndaj Napolit në grupin C. Italianët kryesojnë me 9 pikë dhe me barazim kalojnë më tej ndërsa djemve të Klopp u duhet një fitore me dy gola diferencë megjithatë trajneri gjerman nuk duket i shqetësuar pasi sipas tij Liverpool është zot i fatit të tij.

Në një grup të vështirë për Carlo Ancelottin Napoli i tij tortën e ka gatuar ndërsa tani i mungon vetëm qershia. PSG nuk pritet të ketë problem në Beograd ndaj Crvena Zvezda për të siguruar kalimin më tej.

Atletico Madrid kryeson grupin A dhe me një fitore ndaj Klub Bryzh në transfertë e mbyll në këtë pozicion ndërsa Dortmund i kualifikuar pret francezët e Monaco. Nga grupi D Porto dhe Schalke kanë kaluar tashmë në 1/8.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë

Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë