Sonte Skoci-Shqipëri, del formacioni zyrtar i kuqezinjve, Panucci bën tre ndryshime

Sonte Skoci-Shqipëri, del formacioni zyrtar i kuqezinjve, Panucci bën tre ndryshime

Nga ndeshja e Shqipërisë kundër Izraelit

Shqipëria do luajë kundër Skocisë në Glasgow mbrëmjen e sotme prej orës 20:45, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të të dy ekipeve, ku bien në sy tre ndryshimet e Christian Panuccit në krahasim me ndeshjen e kaluar kundër Izraelit. Ndoj, Lilaj dhe Balaj do jenë titullar, duke zëvendësuar përkatësisht Jahmir Hykën, Migjen Bashën dhe Sindrit Gurin.

Kuqezinjtë triumfuan 1:0 kundër Izraelit në "Elbasan Arena" me gol të shënuar nga Taulant Xhaka. 

Shqipëria: 
Strakosha (GK), Binaku, Hysaj (C), Veseli, Xhimshiti, Memushaj, Ndoj, Lilaj, Xhaka, Balaj, Gavazaj 

Skocia: 
McGregor (GK), O'Donnell, Robertson (C), Souttar, Mulgreë, Tierney, McGinn, McDonald, Naismith, McGregor, Russell. 

 

Formacionet e ndeshjes Skoci-Shqipëri

Takimi do arbitrohet nga slloveni Matej Jug. Në "Hampden Park" të Glasgow pritet të jetë një atmosferë elektrizuese. Vendasit duan pikët e para të këtij kompeticioni, ndërsa Shqipëria pas fitores kundër Izraelit e sheh objektivin e kualifikimit më të arritshëm nëse arrijnë të marrin pikë në fushën skoceze. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët