Sopoti me stadium të ri, ndeshje miqësore Librazhdi-BE në inaugurimin e impiantit (FOTO+VIDEO)

Sopoti me stadium të ri, ndeshje miqësore Librazhdi-BE në inaugurimin e impiantit (FOTO+VIDEO)

Në foto Taulant Balla, deputet i PS dhe dy ambasadorëve të BE në Tiranë

LIBRAZHD - Stadiumi i ri i Sopotit të Librazhdit është ‘përuruar’ në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa është zhvilluar një ndeshje miqësore mes lojtarëve të Sopotit ndër vite dhe ambasadorëve të Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë.

Lajmin e ka dhënë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili përmes rrjetit social shkruan se ndeshja doli barazim.

Ndeshje miqësore ne stadiumin e ri të Librazhdit mes Librazhdit dhe ambasadoreve te BE ne Tiranë. Ndeshja Librazhd-BE doli Barazim.

Taulant Balla, deputet i PS në Librazhd

Postimi i deputetit të PS, Balla në Facebook

Stadiumi i ri i Librazhdit

Stadiumi i ri i Sopotit u bë i mundur falë një financimi prej rreth 60 mijë euro të FSHF-së dhe me mbështetjen e Bashkisë së Librazhdit.  

Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare për të siguruar infrastrukturen sportive adekuate. Në këtë mënyre, sigurohet një stadium i rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit. Ky investim modern do të jetë në dispozicion të ekipit të Sopotit, ekipeve zinxhir si edhe kombëtareve rajonale për moshat e reja që FSHF organizon, një kontribut për të zhvilluar me tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj.

FSHF

Ora 22:36
Sopoti me stadium të ri, ndeshje miqësore Librazhdi-BE në inaugurimin e impiantit
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ushtria ukrainase pretendon: Goditëm dy depo nafte ruse

    Ushtria ukrainase pretendon: Goditëm dy depo nafte ruse