Sot dita e “Topit të Artë”, Luka Modric favoriti kryesor

Sot dita e “Topit të Artë”, Luka Modric favoriti kryesor

Futbollisti kroat Luka Modriç

Sonte në Paris do të zbulohet edhe fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018. Në orën 21:00 starton ceremonia që do të zbulojë fituesin e këtij viti të përcaktuar nga votat e 173 gazetarëve nga e gjithë Bota. Parashikimet janë që fituesi i këtij viti do jetë kroati Luka Modric duke lënë pas Cristiano Ronaldon dhe francezin Griezmann. Këta dy të fundit mesa duket do të bojkotojnë edhe ceremoninë e mbrëmjes së sotme. 

Në këtë mënyrë pas 10 vitesh duket se sot do të marrë fundi epoka Messi-Ronaldo, pasi Modric është gati të fitojë çmimin prestigjoz individual që jepet nga “France Football”. Gjatë këtij viti Modric është shpallur si lojtari më i mirë nga FIFA dhe UEFA. Gjatë 2018-s, Modric fitoi Championsin me Real Madrid dhe dërgoi Kroacinë në finale e Botërorit duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i Kupës së Botës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet