Kroacia bën historinë në Botëror, 'heq qafe' Anglinë dhe shkon në finale ku e pret Franca

Momenti i golit të kualifikimit i shënuar nga Madzukiç

Historike për Kroacinë. Ballkanasit me 4 milionë banorë shkojnë në finale e Kupës së Botës “Rusi 2018”, për herë të parë në historinë e tyre, pasi eliminuan Anglinë në gjysmëfinale, pas kohës shtesë.

Në sfidën e luajtur në stadiumin Luzhniki të Moskës, "tre luanët” e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Tripper i cili shënoi nga një gjuajtje e lirë prej një distance prej rreth 20 m, duke mposhtur Subasiç. Me fitoren e anglezëve mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa kroatët duken të paqartë në lojën e tyre. 

Por surprizat ishin rezervuar për në pjesën e dytë dhe kohën shtesë. Perisiç barazon shifrat në minutën e 68. Rezultati nuk ndryshon deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, çka bëri që ndeshja t’i drejtohej shtesës.

Pikërisht në minutën e 108 ndodh drama për ishullorët, një herë fitues të Botërorit. Madzukiç shënon golin e përmbysjes për Kroacinë, golin që bëri historinë dhe mrekullinë ballkanase. Arritja më e madhe e Kroacisë në një Kupë Bote ka qenë vendi i tretë në Francë '98, pasi u eliminuan në gjysmëfinale pikërisht nga Franca fituese e Botërorit kundër Brazilit me rezultatin 3:0. 

Kroaci 2-1 Angli


Kroaci 1-1 Angli

Kroaci 0-1 Angli


Formacionet: 

d.co./l.q.
Komento