Kuvendi miraton me 71 vota projektligjet, Balla dhe Spiropali thirrje opozitës të rikthehet

Kuvendi miraton me 71 vota projektligjet, Balla dhe Spiropali thirrje opozitës të rikthehet

Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi zhvilloi seancën e radhës plenare sot në orën 10:00, seancë në të cilën sërish mungonte opozita, e cila vijon bojkotin e nisur që në 3 shtator.

Por edhe pse pa praninë e opozitës, maxhoranca ka hedhur për diskutim dhe më pas ka miratuar disa projektligje.

Pasi u hodh në votim, u miratua projektligji i gazit natyror, projektligji për dhënien me qera të tokave bujqësore, aderimi në marrëveshjen e Lisbonës dhe me procedurë të përshpejtuar ka kaluar projektligji për ndryshime në ligjin e gjendjes civile. Të gjithë projektligjet u miratuan me 71 vota, aq sa dhe ishte prezenca në parlament.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, i ka bërë thirrje opozitës që të rikthehen. Teksa krahasonte grupin opozitar me një shfaqje tragjedie, atë të Makbethit, sipas saj nëse opozita nuk rikthehet në parlament do të kenë të njëjtin fat si në tragjedi.

Paralel me seancën pleanare, opozita u mblodh në një hotel në kryeqytet, ku Basha prezantoi ato që i quajti masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se pjesë e kësaj pakete është edhe Vettingu në politikë, i cili sipas tij po pengohet nga qeveria Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Balla: Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. Ish-ministri: Është mashtrim

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka akuzuar ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin se kishte firmosur një kontratë qeraje toke për Balilët. Edhe pse jo i pranishëm në seancë plenare, deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i është përgjigjur akuzave të Ballës përmes një statusi.

Në postimin e tij, Panariti shkruan se kjo është lehtësisht e verifikueshme, duke deklaruar se tashmë publiku e ka të qartë e kush shoqërohet me trafikantë.

“Nuk ka kontratë të lidhur as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtësisht i verifikueshëm dhe i hetuëshem… Keni një vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhë. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikantë, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e dështimit spektakolar të Bujqësisë, në vitin tuaj të tepsisë.

Edmond Panariti, deputet

Gjithashtu nga foltorja e Kuvendit, Balla ka hedhur hije dyshimi mbi mbledhjet e opozitës në hotele. Sipas tij, është e paqartë se kush dhe si paguhen faturat.

Fjala e plotë e Ballës në Kuvend:

Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qëndër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër. S’mund të flasë për oligrakët gjobaxhiu më i madh i tyre, Lulzim Basha. Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele. Sa për vettingun e politikës nuk ka asnjë zgjidhje tjetër më të mirë se sa SPAK & BKH. Nënvizoj kërkesën tonë të bëjmë një audit të plotë për tokat e dhëna me qera. Ato që nuk janë shfrytëzuar duhet t’i kthehen shtetit që t’i vendosë në dispozicion të ekonomisë shtetërore.

Postimi i plotë i Panaritit:

Ora 11:18
Operacioni 'Oaz' në Shkodër, Mesi përgëzon forcat e Policisë

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi në fjalën e saj në Kuvend ka bërë një përmbledhje të reformave që qeveria ka ndërmarrë.

Gjithashtu Mesi ka përgëzuar Policisë për operacionin e ndërmarrë dy ditë më parë në Shkodër dhe në Tiranë, ku u arrestuan persona të cilësuar si shumë të rrezikshëm.

Fjala e plotë e Senida Mesit:

Kemi marrë të gjitha masat për hapjen e programit të financimit. Angazhimi nga ana e qeverisë është shumë i madh. Kjo është sfida më e madhe për sektorin e bujqësisë. Të gjithë e dimë që kriteret janë në rritje. Duam të krijojmë një bujqësi moderne, që të krijojë të ardhura të qëndrueshme për fermerët dhe ekonominë. Thirrje për fermerët: ju duhet të njihni benefitet që vijnë nga bashkimi. Fondet shkojnë drejt bashkimi. Ne kemi vëmendje ndaj çdo qytetari. Po punojmë me disa reforma shumë të rëndësishme. Përgëzoj forcat e policisë për operacionin në Shkodër, qyteti im i lindjes i cili ishte nën pushtetin e bandave kriminale. Vettingu po jep rezultate. Opozita kërkon që të bëjmë Vetting në politikë. Të mbarojmë reformat që kemi nisur dhe patjetër që do të bëjmë edhe këtë.  

Senida Mesi, zv.kryeministre

Ora 11:14
Spiropali thirrje opozitës: Kthehuni në Kuvend, do të keni fat tragjik

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, nga Kuvendi i ka bërë thirrje opozitës që të rikthehen. Në fjalën e saj, Spiropali e ka krahasuar grupin opozitar me një shfaqje tragjedie, atë të Makbethit.

Sipas saj, nëse opozita nuk rikthehet në parlament do të kenë të njëjtin fat ashtu si në tragjedi.

Fjala e plotë e Spiropalit në Kuvend:

Nëse opozita do të vinte një shfaqje do të ishte Makbethi. Sepse ata piqen në salla ngjajnë si pika uji me korin e magjistricave. Gjuha e helmatisur e opozitës zbardh të zezën dhe nxin të bardhën. Këta duan tu bërtasin në fytyrë 'Ikni se Shqipëria nuk behët'. Kronikë e zezë përzier me fake-news.

Po marr dy shembuj:

1. Fyerjet e papërballueshme për prokurorinë, Arta Markun dhe policinë e shtetit. Kur një grua është e fortë ata mundohen që ta fyejnë, llangosin. Ajo po ia del që të godasë grupet kriminale. Refoma në drejtësi po ngre një katedrale të re në gjyqësor. Ata të vijnë këtu për të bërë detyrën për të cilën janë votuar.

2. Nuk lanë gjë pa thënë për policinë e shtetit. Nuk vijnë këtu të flasin. E vetmja gjë që duan të bëjnë është nxirja e realitetit. Në momentin që një bandë e vërtetë kapet, ata heshtin. Merren vetëm me kronikën e zezë. Ky është vizioni i tyre? Njerëzit kanë nevojë për shpresë, ata duan tua thajnë shpresën. Jemi në fundin e një beteje që nisi nga PS, një reformë që askush nuk vinte baste dhe shpresonte. Kjo ka shkaktuar një çoroditje të përgjithshme. Ajo që dua të them është ashtu si në një tragjedi që nuk ka asnjëherë dalje. T’i kthehen Kuvendit.

Ora 10:47
Peleshi-fermerëve: Së shpejti TVSH me një kanal të posatshëm për t'iu këshilluar

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, në fjalën e tij në Kuvend i ka kërkuar mbështetje deputetëve për aleatë dhe ambasadorë për të shtuar të ardhurat në fshat me anë të agroturizimit.

Peleshi është shprehur se për t’i dhënë këshillimin e nevojshëm fermerevë, TVSH do të ketë një kanal të posatshëm për fermerët.

TVSH do të ketë një kanal të posatshëm, për shërbime këshillimi ndaj fermerëve. Fermeri ka mundësi që në ccdo moment të këshillohet. Por edhe kjo nuk është gjithçka por është diçka.

Niko Peleshi, ministër

Fjala e plotë e Peleshit: 

T’i japim mundësi fermerëvë që të shesin produktet e tyre me çmime më të mira. Kërkoj mbështetjen e këtij ligji. Kërkoj aleatë dhe ambasadorë për të shtuar të ardhurat në fshat me anë të agroturizimit. Drejtoritë e Bujqësisë janë duke u shpërbërë. Po krijojmë agjensitë veterinare dhe ato acesionit të fermerëve. Kjo sepse këto institucione i kemi futur në një çorodi insitucionale. Kemi nevojë për kapacitete. Ngre alarmin që të rinjtë nuk shkojnë këto degët bujqsorë. Edhe nëse shkojnë marrin thjeshtë një diplomë fiktive. Të rinjtë kanë idenë që rëndësi ka që të keshë një teserë partie. Kemi ndërtuar një program për të trajnuar në mënyrë intensive acesioninstët, ekstensionin. TVSH do të ketë një kanal të posatshëm, për shërbime këshillimi ndaj fermerëve. Fermeri ka mundësi që në çdo moment të këshillohet. Por edhe kjo nuk është gjithçka por është diçka.

Niko Peleshi, ministër

Ora 08:50
Opozita vijon bojkotimin e Kuvendit, prezanton masat antimafia mbi korrupsionin dhe oligarkinë nga Tirana

TIRANË- Ndërkohë që në Kuvend në orën 10:00 do të nisë seanca plenare ku edhe do të kërkohet miratimi i disa projektligjeve, mes të cilave; ai për për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave, opozita do të vazhdojë bojkotin e nisur që në 3 shtator.

Kësaj radhë, opozita do të mblidhet në një hotel në kryeqyetet, rreth orës 11:00, ku kreu i saj Lulzim Basha do të prezantojë masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Alternativa, sipas PD, ka për qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Opozita ka nisur bojkotin që më 3 shtator, duke u mbledhur në qytete që ata i cilësojnë problematike. Më herët, ata janë mbledhur në Shkodër, në Elbasan, në Durrës dhe në Vlorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria