Teatri 'ndez' Kuvendin/Basha me tone të forta: Hajdutër! Të vijë Rama këtu! Balla: Mbaj gojën!

Seanca e sotme në Kuvend u fokusua sërish tek debati për projektligjin për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të Kombëtar. 

Që në nisje të seancës, deputetët opozitarë kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të ishte prezent në sallë. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar seriozitet dhe përgjigje të pyetjeve që opozita ka ngritur mbi çështjen e Teatrit.

Ne nuk kemi bërë pyetje sepse është e kotë por LSI insiston. Mos u zgërdhini o hajdutër. Që mos t’i përgjigjeni as pyetjeve të opozitës ç’kuptim ka? Ç’a kujtoni se jeni ju more? Po i vini flakën parlamentit. Në krevat me krimin, n.q.s s’ka këllqe ajo lë të vijë ai, ideatori që të japë llogri. Keni marrë pyetje, përgjigjuni pyetjeve. Mos vazhdoni procedurë fasadë se do të trajtoheni edhe ju si fasadë kriminale mos u zgërdhini hajdutër. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

“Nuk kemi asnjë iluzion, t'u bësh pyetje hajdutëve është e kotë, por LSI insiston, ka bërë pyetje. Keni sjellë projektligj për të pastruar 200 mln euro të drogës dhe po përdorni procedurën me emergjencë. Mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin. Por që mos t’i përgjigjesh as pyetjeve të opozitës c’kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën Kuvendit, thirrini mendjes. Ku ju çon mendja mor fatkeqë. Mendoni se do mbuloni vjedhjen e shekullit. Mendoni se do mbyllni gojën me një palo etike. Kodi i etikës është mos u merr me ministra të lidhur me krimin dhe drogën.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Pas Bashës, i menjëhershëm ka qënë replikimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi zbatimin e byrosë. 

Spaho dhe Basha përdorin në gjuhë të papranueshme. Ju mirëkuptoj, se jeni të fashitur. Por këta persona të papërgjegjshëm, i kërkoj byrosë së Kuvendit që të marri masë ndëshkimore për gjuhë të papranueshme në Kuvend. Nëse opozita ka ardhur për të marrë pyetje, përgjigjet i kanë marrë në Komisionet parlamentare.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Ju i bëni hajdutët ministra dhe kërkoni t’i mbyllni gojën opozitës. Ku ju çon mendja more fatkeq? Mendoni që do ta mbyllni gojën me një palo kod etike. Kod etike është mos vidh, mos bashkëpuno me krimin, mos mbroni kriminielët. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Zoti Kryetar, nuk është nevoja për ta provokuar këtë seancë, përgjigjia ndaj pyetjeve është minimum i etikës së Kuvendit. Le të zhvillojmë një seacnë normale. Zoti Kryetar gjykoj se nuk ka arsye që të mos iu përgjigjen pyetjeve. I kanë kapacitetet intelektuale për t’ju përgjigjur pyetjeve.

Luan Rama, nënkryetar i LSI

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka thënë se seanca duhet të ndërpritet.

Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte MK, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni sencën të sillni Ramën këtu se debati nuk bëhet me bedel, mender kryeministri të jetë këtu. Thirreni burracakun qe nuk pati kurajen te firmoste vendimin e KM, ia le zevendeses, sa kohe i ka hyre detut ne kembe te kete kurajen e te vije ketu, te pergjigjet e te jape gjithe shpjegimet e nevojshme, me korriere e me bedele nuk behet kjo pune.

Edmond Spaho, nënkryetar i PD-së

Ishte ministrja Mirela Kumbaro që i ka kthyer përgjigje Spahos, por deputeti demokrat ka vazhduar sërish me kërkesën e tij që kryeministri Rama të ishte në Kuvend.

Opozita është përgatitur për një debat maratonë brenda sallës plenare, ndërsa jashtë saj, deputetë të opozitës do t'i bashkohen protestës së artistëve. Mazhoranca i ka votat e nevojshme për ta kaluar këtë ligj, i cili u shqyrtua me procedurë të përshpejtuar. Një tjetër nismë që pritet të ngjallë debate sot brenda Kuvendit pritet të jetë edhe ligji për Avokatinë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
Berisha i kërkon Ramës të vijë në Kuvend, përgjigja e Ministrit Ahmetaj: S’i do qejfi të vijë

Replika janë zhvilluar në seancën e sotme mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Arben Ahmetaj.

Shkak është bërë kërkesa e Berishës që Rama të vinte sot në sallë në diskutimet për projektligjin për Teatrin e Ri Kombëtar. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton nga Kuvendi se përgjigjen ia ka kthyer ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Replikat:

Berisha: Të vijë këtu ai kryehajduti juaj
Balla: Mbaj gojën ti mbaj gojën
Ahmetaj: Nuk i do qejfi të vijë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 13/07/2018 20:16

    Kriminel Kryehajdut eshte Basha lulushi dhe saliu.

    Përgjigju
  • Tani: 05/07/2018 18:13

    Si nuk ra nje termet e ti zinte brenda ku.... e politikes..

    Përgjigju
  • redi: 05/07/2018 17:44

    Rama di inisiator i ndertimit te teatrut te ri kombetar ushte mire te merrte pjese ne kuvend dhe ti sqaronte skoma me shume shqiptaret jo opoziten me proceduren qe do ndiqet me PPPrivat . Gjuha e Lulit eshte jasht cdo Llalles gjike dhe morali qe te akuzoj mazhorancen per hajdut , kur vet ka vjedhur 230 mulion € , ka vrare jater vet ne mes te bulevarfit , plus lejet abuzive per ndertime ne Tirane , por mazhoranca eshte e oafuwishme ti pergjigjet ne te njehten gjuhe . Deputetet e maxhorances mis te degjojne gjithmone uerat e Rames per tolerance , se kjo ka efekt negativ ne elektorat dhe Eama shihet si urdherues tekaxhi per deputetet e grupit socialist

    Përgjigju
  • Hahahaha: 05/07/2018 17:31

    U be trim Lulushi bi*ilushi Ai mender te ha m....

    Përgjigju
  • Roni: 05/07/2018 17:28

    Plehra ju jeni shkaketar qe Shqiperia eshte keshtu o te ndyre.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 05/07/2018 16:50

    Te bejne moral monstrat PD-LSI,pocaqite e ndyra.

    Përgjigju
  • Qoqja: 05/07/2018 15:10

    O Lulu se me te thon Zoti lulzim se meriton se nuk i thuhet hadutit ZOTRI.Nuk i thohet vrasesit ZOTRI.Nuk i thuhet mashtrusit ZOTRI .Nuk i thuhet shkatrrusit te P .D. shpreses se Shqiptareve ZOTRI por i thuhet KERMESHIQ .OSE POCAQI .

    Përgjigju
  • Eni: 05/07/2018 13:38

    Kur ben dhe Basha si nevrik. Nuk te shkon fate o zonjusha Lulush. Mos bej sikur merzitesh bashke me sojin tend te PD e sorollopin e LSI. Jeni qënia me e peshtire qe ka pare ndonjehere dynjaja. Bertet hajduti Basha, debili Balliu, pederasti Salianji, kokrra e ... Monika dhe kujtojne se behen njesh me hallet e popullit duke bere si llapaqene. Ta harrojne se vijne ndonjehere ne pushtet, me keta mostra qe e perfaqesojne. Keta qe jane ne qeveri jane bastarde, por juve jeni akoma me poshte se niveli i pusetes se fekaleve.

    Përgjigju
  • Donela: 05/07/2018 13:07

    Basha-Berisha-Mona treshja me e urryer per qytetaret,dilni ne teren pyesni,beni sondazhe dhe do shikoni me syte tuaj qe qytetaret ju urrejne ne kulm,mos u lodhni me kot e mos krijoni skena te neveritshme se populli ju njeh sh.mire sa ju vlen lekura.

    Përgjigju
  • Erik: 05/07/2018 11:56

    Sa patetik qe eshte Basha me fjalorin shabllon, qesharak deri ne neveri.

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/07/2018 08:06

    Këtu tani duhet një tërmet 10 ballë që të shpëtojmë..

    Përgjigju
    • SAMI MIKROVALA: 05/07/2018 18:37

      ISHALLA BIE 12 BALLE SEPSE NA MYTEN. TE LIROHET TIRONA NGA PRONARET E PA LIGJESHEM DHE JU KERKONI TE MBRONI TEATRIN ME ATO QE NUK DINE SE KU BIE KY TEATER

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti