Sot vendimi në Bruksel/ Tanja Fajon: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Sot vendimi në Bruksel/ Tanja Fajon: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Tanja Fajon

Sot do të merret një vendim i rëndësishëm për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. LIBE, Komiteti i Parlamentit Europian për Çështjet e Lirive Civile, Drejtësisë dhe të Brendshme voton sot për këtë çështje pas diskutimeve të një dite më parë.

Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon e cila e ka dhënë për votim çështjen në Komitetin LIBE, është shprehur më parë  për Deutsche Ëellen se Kosova e meriton liberalizimin e vizave.

"Ne kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe çdo hap është i rëndësishëm. Nëse gjithçka zhvillohet siç është planifikuar, ne do ta kemi votën në plenum me shumë gjasa në shtator. Kjo është ajo që dëshiroj e synoj. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, veçanërisht të rinjtë meritojnë perspektiva më të mira."

Megjithëse ende nuk mund të flitet për një datë të saktë për udhëtimin e lirë të qytetarëve të Kosovës në hapësirën Shengen, eurodeputetja Fajon thekson, se "jemi shumë afër raundit final. Kjo nënkupton të shtojmë forcat të gjithë, por së pari e sidomos me plotësimin e të gjitha kritereve." DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për një ndërtim pa leje, shpallet në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për një ndërtim pa leje, shpallet në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan