Speciale/Basha mes "Çadrës 2"
dhe synimit për rrëzimin e Ramës

Speciale/Basha mes dhe synimit për rrëzimin e Ramës
">
Janari i fillim vitit 2017 për Partinë Demokratike vazhdoi me kërkesën për një aleancë të re me qytetarët për zgjedhje të lira, që për demokratët nuk mund të ishin të tilla nëse Edi Rama do të vazhdonte të ishte kryeministër. Demokratët kërkonin qeveri teknike, pa caktuar një formulë si do ishte ajo.

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, që ishin dekretuar të mbaheshin më 18 qershor, ishte kërkesë bazë. Votimi dhe numërimi elektornik shihej i pamundur nga Partia Socialiste, ndërsa nga ana e LSI-së kishte më pak reagim lidhur me çështjen që ishte kthyer në temë konflikti mes PS dhe PD. Për socialistët kërkesa për implemtim e teknologjie ishte një aventurë, fundi i së cilës nuk dihej. Ndërkohë në PD kishte nisur diskutimi edhe i opsionit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ndërsa demokratët ishin mes një bojkoti dhe veprimi më të fortë në Parlament.

Një grup brenda PD kishin kohë që i kërkonin Bashës përgatitje serioze për zgjedhje, gjë që kryetari i PD e anashkaloi, duke e vendosur fokusin në kërkesa që nuk pranoheshin nga maxhoranca. Po gjatë muajit janar, Partia Demokratike pati planifikuar dhe paralajmëruar protesta masive dhe bojkot të Parlamentit, me qëllim për të maksimalizuar presionin ndaj shumicës në pushtet para zgjedhjeve. 

Në një mbledhje grupi të 15 janarit, demokratët diskutuan gjatë për mundësinë e bojkotit të parlamentit, ndërsa në mënyrë më vendimtare u fol edhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve të dekretuara të mbaheshin më 18 qershor. PD ishte në diskutim të tre tezave, ndërsa kauza e ngritur ishte ajo e zgjedhjeve të lira. Ishte një kërkesë nga e cila PD mund të kishte përfituar maksimalisht?

Me tezën se PD nuk bojkoton zgjedhjet por do vazhdojë betejën për zgjedhje të lira, demokratët në një mbledhje të Kryesisë në muajin shkurt vendosën të hyjnë në protestë. Më 1 shkurt Basha deklaroi se Partia Demokratike dhe opozita do të përdorë çdo mekanizëm demokratik për të siguruar zgjedhje të lira më 18 qershor, duke u kërkuar qytetarëve reagim më të ashpër kundër qeverisë. 

Në ditët e para të shkurtit, Basha zhvilloi një tur takimesh nëpër degë, ndërsa në protetsën që u zhvillua më 18 shkurt, Basha me një thirrje drejtuar të pranishmëve, vendosi qëndrësë në bulevard, përball Kryeministrisë. Demokratët ngritën çadër dhe kjo çadër nuk u braksitë për tre muaj rresht. Fitoi apo humbi PD nga çadra?

Ndërkaq, një debat i madh kishte rilindur edhe një herë, bllokimin e reformës së drejtësisë nga ana e PD. Demokratët ishin në protestë, ndërsa Komisionet e Vettingut ishte vendimarrje e Parlamentit. Nga çadra e vendosur mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, eksponetë të PD lëshonin mesazhe të vazhdueshme në drejtim të Ilir Metës, për të braktisur aleatin Rama dhe t’i bashkohej kauzës për zgjedhje të lira, që sipas tyre realizoheshin vetëm me anë të një qeverie teknike.

 Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, njëherësh i LSI, Ilir Meta deklaronin se nuk do të pranonin qeveri teknike, ndërsa kundër bojkotit u shprehën edhe përfaqësues të Brukselit që njohin politikën shqiptare. Edhe në këtë veprim opozita nuk u mbështet nga faktori ndërkombëtar. Partia Demokraitke në këto vite në opozitë ka shënuar disa përpasje të forta me faktorin e huaj. Pikëpyetja është pse?

Në muajin mars u zhvillua një e lojë e gjatë deklaratash me thirrje e refuzime për dialog. Fillimisht kryeministri Rama ftoi Bashën për tu ulur në tryezë e për folur, me kushtin që PD të braktiste protestën dhe të votonte ngritjen e komisioneve të vettingut, por kurrsesi nuk do të kishte qeveri teknike. (Rama në FB)Thirrjet e Ramës u refuzuan nga Basha. Mes Ramës dhe Bashës u shkëmbyen edhe shkresa publike për dialog. Ndërkohë që Rama ftonte Bashën për dialog, ky i fundit hodhi tezën e një Republike të Re. 

Republika e Re u bë simboli i protestës dhe i atyre që qëndruan aty për tre muaj rresht. Ndërkohë që PD protesonte, të gjithë patën vëmendje tek LSI-ja dhe anën që do të mbate. Kryetari i parlamentit, njëherësh i LSI-së, Ilir Meta dekalronte se pa PD nuk do të zhvilloheshin zgjedhjet, ndërsa në një mbledhje të Kryesisë, më 4 prill, Meta artikuloi termin qeveri besimi, që u interpretua edhe si lëkundje e qeverisë.

Kriza politike kishte shqetësuar vendet e BE. Më 24 prill në Tiranë mbërritën Eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe zv.kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, me një draft për zgjidhjen e krizës në Tiranë. Basha këmbënguli për qeveri teknike pa Ramën kryeministër. Marrëveshja nuk u arrit. Në lojë hyri Presidenti Bujar Nishani. Në 3 maj Nishani uli në një tryezë Ramën dhe Bashën por takimi 3 orësh u mbyll pa rezultat. Rama u kthye në Kryeministri, Basha në çadër. Nishani bëri një përpjekje të dytë, një ditë më pas, për të zgjidhur krizën politike. Në këto takime Rama i ofroi Bashës postin e zv.kryeministrit dhe të 4 zv.ministrave që do të shërbenin si monitorues të procesit të zgjedhjeve, për të minimizuar ndërhyrjen e administratës.

Kjo ofertë u refuza nga Basha. Kryedmeokrati kërkonte shtyrje të datës së zgjedhjeve, ndërsa ende shihte mundësi për implemientimin e teknologjisë në zgjedhje. Kriza politike solli në Tiranë edhe zyrtarin amerikan, zëvendëssekretari i shtetit Brain Yee. Më 15 maj zyrtari amerikan takoi veçmas, Metën, Ramën dhe Bashën dhe u diskutua një paketë e re, “McAlliser Plus” që veç të tjerash parashikonte dhënin e opozitës të katër ministrave teknikë opozitës.  Zyrtari amerikan u largua, ndërsa opozita u tërhoq nga largimi i kryeministirt, nga votimi elektronik dhe nga shtyrja e zgjedhjeve në vjeshtë.

Mbrëmjen e 17 majit kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe ai i PR-së, Fatmir Mediu iniciun një tryezë të gjerë në Kyesinë e Kuvendit, ku të ftuar ishin Rama dhe Basha. Takimi nisi në orën 20:00, ndërsa pas dy orësh nga tryezë e gjerë, dialogu u vendos vetëm mes Ramës dhe Bashës. E gjithë vëmendja ishte kthyer nga Kryesia dhe në orën 1:30 Rama dhe Basha dolën para kamerave dhe deklaruan më në fund arritjen e një marrëvesheje. Basha disa metra larg kishte çadrën që qëndroi për 90 ditë. Ditën tjetër, marrëveshja u zbardh. PD arriti të merrte më shumë se ishte ofruar nga paketa “MC Allister Plus”.

Me katër ministra në kabinet, me një zv.kryeministre, me kryetarin e KQZ i propozuar nga PD, me një datë të re për zgjedhjet, dhe me shumë drejtori që do kryesohehsin nga të propozuar të PD, Lulzim Basha ndezi motorat e fushatës dhe përgatitjet e nxitura për listat e kandidatëve. Zgjedhjet u vendosën të shtyheshin më 25 qershor, ndërsa Basha me nxitim hartoi listat e kandidatëve që do të zgjidheshin deputetë. Kjo marrëveshje u vesh me pafund pikëpyetje, por më e madhja ishte fitoi Rama apo Basha.

Listat dhe rebelimi në PD
Një moment që shënoi PD-në përgjatë këtij viti ishin listat e kandidatëve për deputetë. Basha përjashtoi nga listat ata që cilësohehsin si kritikët e lidershipit të tij, duke nisur nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Arben Imami, Ridvan Bode, etj.  Ky largim ishte i befasishëm për ta, ndërsa reagimet në ditët në vijim ishin shumë të ashpra kundër Bashës, i cili kishte nisur takimet elekorale, edhe pse tensioni ishte i lartë. Basha pranoi që listat i hartoi pa konsultim me bazën, siç parashikon statuti, duke marrë përgjegjësi të plotë për rezultatin që do të merrte PD-ja në zgjedhjet e 25 qershorit. 

Kundër Bashës pati një lumë akuzash nga të përjashtuarit dhe vëmendja e elektoratit u largua nga deklarimet e kryetarit të PD në takimet elektorale dhe fokusi u vends tek reagimi i figuave tashmë me postin e vetëm që u kishte mbetur, atë të anëtarit të thjeshtë. Pas një valë reagimesh, kampi anti-Basha vendosi të heshtë, ndërsa po afrohej disa e zgjedhjeve. Basha doli në fushatë me një takim të zhvilluar në SHBA dhe një program për ekonominë, ndërsa me Ramën bashkohej në sulmin frontal kundër LSI-së. Pati shumë konstatime se mes Ramës dhe Bashës, veç marrëveshjes së shkruar kishte edhe një marrëveshje të fshehtë, për bashkëqevrisje pas zgjedhjeve. 

Zgjedhjet
25 qershori ishte prova për të treguar forcën e secilës parti në elektorat. Në një ditë me incidente të denoncuara vetëm nga LSI, kutitë u mbyllën, ndërsa nga numërimi i kutive të para u duk avantazhi i dukshëm i votave të marra nga Partia Socialiste. Më 26 korrik KQZ certifikoi rezulatin e zgjedhjeve. Qytetarët vendosën ti japin PS-së më shumë mandate se çkërkoi, duke i siguruar një qeverisje të qetë, ndërsa PD-në e lanë edhe katër vite në opozitë. Në opozitë kaloi edhe LSI-ja, pas disa vitesh në qeveri, fillimisht me Berishën, pastaj me Ramën. PS mori 74 mandate, PD nga 45 zbriti në 43 mandate, ndërsa LSI shënoi rritje, duke marrë 19 mandate në Parlament. Grupi anti-Basha shënjestroi Bashën për këtë humbje.

Ky rezultat shënoi valën e dytë të rebelimit në PD dhe zyrtrizimin e një grupimi anti-Basha. U nënshkruan disa peticione që kërkonin dorëheqjen e tij. Basha nuk u dorëhoq por u shpall i vetëngrirë, e njëkohësisht të hapte garën për postin e të parit të PD-së. Data e zgjedhjeve u vendos po të njëjtën ditë, u caktua të jetë 22 korriku. Eduard Salami po të njëjtën ditë shpalli kandidaturën për kreun e PD.

Pas tre ditësh, më 1 korrik shpalli kandidaturën e tij për kryetar të PD, Astrit Patozi. Kandidaturën Patozi e shpalli me kushte, duke kërkuar dorëhqjen e Bashës dhe garë të barabartë mes kandidatëve.  Astrit Patozi shpalli kandidaturën por nuk u bë pjesë e garës, pasi Basha nuk u dorëhoq. Në këtë mënyrë gara në PD u kthye në një duel mes kryetarit të vetëngrirë dhe ish-kryetarit Eduard Selami. Shpalosja e platformave nga dy kandidatët u bë në mënyrë të shpejt,duke takuar anëtarët në njësitë bashkiake më të mëdhaja. Koha qe e kufizuar. Salami premtonte hapjen e PD, ndërsa Basha foli për rezultatin që mori PD në 25 qershor dhe manipilimin, sipas tij nga A në ZH. 

Ndërsa Basha dhe Selami ishin në garë, Astrit Patozi nga Korça, më 17 korrik shpalli lëvizjen për Ringritjen e PD dhe rreth tij u mbodh një pjesë e anëtarësisë dhe të Kryesisë së PD-së.  

Data e zgjedhjeve shkoi qetë, votuan 59.766 votues, të cilët kanë zgjedhur midis z. Basha dhe z. Selami. Basha u zgjodh me 91.3 për qind të votave, kundrejt 8.7 që mori rivali i tij, Eduard Selami. Zoti Salami pranoi rezultatin dhe duket një tërheqje e tij nga politika. Por Basha ka deklaruar se reformat nuk mund të marrrin rëndësi, në një kohë që qeveria është kriminalizuar. Beteja e parë e fituar nga Basha mund të konsiderohet distancimi i Saimir Tahirit nga PS. PD bëri një betejë të madhe kundër Saimir Tahirit, që edhe pse nuk arriti të heq imunitetin dhe hetiumin në kushte paraburgimi si bashkëpunëtorë i grupit të trafikut të drogës, Saimir Tahiri është zhveshuar nga të gjitha postet në PS. Nga PD ka paralajmërime për publikimin e emrave të tjerë të qeveritarëve të implikuar me krimin.

Ky është froni goditës i opozitës kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës. Zgjedhjet e këtij viti sollën edhe një element të rëndësishëm, dualzimin në parlament të Edi Ramës me Lulzim Bashën. Nga ana tjetër, roli i Sali Berishës duket më i zbehtë, por gjithmonë i dukshëm. Përgjatë këtyre viteve që PD drejtohet nga kryetari Basha, duket një tentativë e këtij të fundit për t’u larguar nga Berisha. A ia ka arritur Basha të krijojë një profil të tij lidershipi të PD-së?

Partia Demokratike sot ndodhet e fragmentarizuar. Nga një anë është grupi i ri i PD, i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, grup që përbëhet nga shumë figura të panjohura për publikun. Një fraksion tjetër është grupi anti-basha, i kryesuar nga Astrit Patozi. Ky grup vijon kërkesën për dorëhqjen e Lulzim Bashës. Një grup tjetër janë ish-deputetët, si Jozefina Topalli, Arben Imami që nuk janë pozicionuar me asnjë prej dy grupeve, ndërsa kritikat ndaj kryetarit Basha vazhdojnë. 

Basha nga ana e tij thotë se, PD është e hapur për çdokëndë dhe në momentin e zgjedhjeve në PD, cdokush mund të garojë për postet që përbëjnë kupolën drejtuese të. Muajt e parë të vitit që vjen do të jenë intensive dhe me zhvillime të rëndësishme në PD.  Janari i vitit që vjen ka në sfonë një bashkëpunim të ngushtë mes Bashës dhe Kryemadhit për një valë protestash të përbashkëta. Vija ndarëse mes PD dhe LSI duhet e padukshme dhe në këtë pikë analistët mendojnë se demokratët janë të humbur.

Viti që është vetëm disa ditë larg parlajmëron zhvillime të rëndësishme në politikën shqiptare. Reforma në drejtësi pritet të jap rezultatet e para, ndërsa 6 mujor i 2018 është përcaktues për hapjen e negociatave. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje