Speciale/Bota 360 gradë në
365 ditët e 2016-ës

Speciale/Bota 360 gradë në<br />365 ditët e 2016-ës
Viti 2016 sikurse çdo vit është i mbushur me ngjarje të cilat kanë shënuar historinë e njerëzimit, ulje e ngritje të cilat do të shërbejnë për të ndërtuar një vit më të sigurt, me shpresën se nga gabimet mëson.
2017 erdhi shpejt, ndoshta kaq minuta nuk mjaftojnë për 365 ditët e 2016 por një kthim mbrapa sido që të jetë mbetet një kujtim.

Kosova
Kosova këtë vit ka qenë në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar i cili ka bërë thirrje se liberalizimi i vizave do të mundësohet vetëm kur të jetë ratifikuar demarkacioni,një çështje që nuk ka ndaluar protestat dhe gazin lotsjellës në parlament.  Janë pikërisht partitë opozitare të cilat kundërshtojnë marrëveshjen me Malin e Zi pasi sipas tyre Kosova humbet një pjesë të territoreve. Një tjetër ngjarje e rëndësishme për shtetin e Kosovës është edhe zgjedhja e Hashim Thaçit President i vendit duke zënë vendin e Atifete Jahjagës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend në prill të 2016 ku dhe u betua Thaçi u shpreh se do të angazhohet për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit  territorial të Republikës së Kosovës. Së fundmi ajo që tronditi shoqërinë në Kosovë ishte edhe vdekja  e aktivistit të VV, Astrit Dehari i cili u gjet pajete në paraburgim ku mbahej i akuzuar se ka sulmuar godinën e parlamentit. Vetëvrasje apo vrasje një pikëpyetje e cila mund të gjejë përgjigje në 2017. Por Kosova çdo vit e më shumë njihet nga një shtet më shumë siç ishte Singapori duke përforcuar pozicionin e saj në Europë dhe Botë pavarësisht problemeve të saj të brendshme.
 
Maqedonia
Maqedonia këtë vit ka qënë në një krizë të vërtetë politike, ku pas dorëheqjes së kryeministrit Gruevski gjuha e bashkëpunimit ishte edhe më e vështirë. Derisa në 11 dhjetor vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme, ku më shumë mandate fitoi partia VPMRO-DPMNE e Gruevskit, parti e dytë ajo opozitare e Zaev dhe parti e tretë partia BDI e Ali Ahmetit. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte lëvizja Besa e cila u rendit e 4. Por asnjëra parti nuk fitoi shumicën e mandateve për të qeverisur e vetme dhe në këtë pikë zgjidhje duket se janë partitë shqiptare. Por shumë prej përfaqësuesve ndërkombëtar janë shprehur të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike të Shkupit çka rrezikon anëtarësimin e vendit në Union dhe në organizma të tjerë.
Por shteti ynë fqinjë ku ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh  në gusht u godit nga një fatkeqësi natyrore ku si pasojë e reshjeve të shumta të shiut humbën jetën 21 persona, një ngjarje shkaktoi shumë dhembje.

Sulmet terroriste
 Sulmet terroriste sigurisht që kanë qenë kryefjala e këtij viti, ngjarje që kanë marrë jetë njerëzish të pafajshmish duke ngjallur frikë dhe pasiguri në çdo cep të botës.  E në të gjitha rastet  shteti islamik ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmeve duke kërcënuar  se do të dërgojë luftëtarët e saj kundër të gjitha shteteve të koalicionit të cilat i kanë shpallur luftë në Siri. Janë të paktën 7 raste kryesore të këtyre sulmeve vdekjeprurëse që kanë tronditur kontinentin më të vjetër.

22 Mars- Brukseli goditet në zemër të tij nga dy sulme kamikaze. Dy shpërthime të njëpasnjëshme  ndoshin në aeroportin Zaventem  dhe në stacionin e metrosë Maelbek ku mbetën të vrarë 34 persona dhe u plagosën 170 të tjerë.   Shteti islamik  merr përgjegjësinë e sulmit ndërsa dhe vetë autoritetet i konsideruan ngjarjet një akt terrorist.
10 maj.   Mynih i Gjermanisë.Një ekstremist sulmon me thikë  pasagjerët në një stacion treni duke vrarë 1 person e plagosur tre të tjerë.
 
Në 14 korrik shënohet një nga ngjarjet më të rënda të vitit 2016.  Nice, në Francë pikërisht ditën e Bastijes goditet një sulm terrorist ku mbeten të vrarë 87 persona. Një kamion hyri mes turmës e cila po festonte duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë duke ngjallur frikë në të gjithë botën. Një ditë e cila do të kujtohet jo vetëm si dita e Bastijes. Mohamet Bouhlel  autori i sulmeve i konsideruar një ushtar i ISIS  arretsohet e bashkë me të edhe një cift shqiptar Artan Henaj dhe Enkelejda Zace të cilët  e furnizuan agresorin me armë. Franca një shtet i fuqishëm i Europës shpeshherë e vënë nën shënjestrën e e sulmeve terroriste. Ku nuk vonin edhe aksioni tjetër vetëm  20 ditë më vonë goditet një kishë në Normandi ku vritet një prift 84 vjeçar. Edhe në këtë rast vetë shteti islamik merr përgjegjësinë e sulmit.
 
Vera e këtij viti  në fakt nuk ishte aspak e qetë, pasi në 22 korrik tashmë terrori prek Gjermaninë motorin e Europës.  Sulmi në Mynih ku mbeten të vrarë të paktën 9 persona  mes tyre edhe tre shqiptarë nga Kosova Armela Segashi 14 vjeç, shoqja e saj Sabina Sulaj dhe Dijamant Zabergja 21 vjeç nga Kosova ishin në vendin ku 18-vjeçari me kombësi gjermano-iraniane hapi zjarr mbi njerëzit në një qendër tregtare duke vrare më pas edhe veten.
 
 Pak ditë më vonë, një 27 vjeçar të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil hedh vetën në erë në Ansbach duke plagosur të paktën 15 persona. Shteti islamik mori përsipër sulmin duke e konsideruar të riun luftëtar të saj duke konfirmuar se ishte një operacion kundër shteteve që luftojnë kalifatin.

Edhe në rastet e tjera ku sporadike sërish ISIS merr përgjegjësinë.
 
 E mesa duket viti 2016 nuk gjeti qetësi deri në fund të tij, pasi në mesin e muajit dhjetor tri sulme terroriste të njëpasnjëshme trondisin botën mbarë.

Vrasja e ambasadorit rus Andrei Karlov në Ankara nga një ish oficer trondit diplomacinë. Sulm i marrë përsipër nga një grup terrorist. Një akt i tillë kishte si synim të godiste Rusinë  e cila është një nga vendet kryesore që mbështet  forcat qeveritare kundra rebelëve që kanë pushtuar Sirinë.  Madje dhe vetë agresori u shpreh se kjo ishte hakmarrje për Alepon, qytet i cili vuan pasojat e bombardimeve dhe ku evakuimi i civilëve është i vështirë.

Nuk vonoi dy orë më vonë sulmi në Berlin, ku përsëritet ngjarja e Nicës, një kamion hun mes turmës në tregun e Krishtlindjeve dhe mbeten të vrarë 12 persona e plagosen 48 të tjerë. Shteti islamik merr përsipër sulim duke konfirmuar edhe një herë tjetër se do të vijojnë sulmet drejt vendeve të koalicionit.
 
Të gjitha këto ngjarje e sulme vërtetuan se  Bota dhe Europa ka nevojë për një siguri dhe mbrojtje më të madhe, sigurisht edhe bashkëpunim mes shteteve.
Turqia, është një shtet i cili këtë vit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.  Aspak i qetë dhe i mbushur me trazira ky shtet ka shënuar historinë e 2016.
Sulmet nuk kanë të ndalur në Turqi, shpërthime me autobomba që u kanë marrë jetën me qindra njerëzve. Përplasja mes qeverisë dhe partisë Punëtore  të Kurdistanit shihet si shkaktar i këtyre trazirave. PKK konsiderohet nga Erdogan një  grup terrorist e shpeshherë ka qenë kjo e fundit që ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve.

15 korrik 2016, tentohet të organizohet një grusht shteti ne Turqi, ku ushtarakë të shumta dalin në rrugët e Stambollit me synimin për të hedhur poshtë presidentin Erdogan. Por çuditërisht brenda dy orësh puçi i shtetit dështon, ushtarët dorëzohen vetë. E pas asaj nate nuk ka të ndalur gjuetia në Turqi, ku pushohen e  shkarkohen nga detyra me mijëra ushtarakë, nënpunës, mësues. Të gjithë akuzohen se kanë lidhje me ish imamin Fetullah Gulen një ish mik i presidentit Erdogan i akuzuar si ideator i grushtit të shtetit. Në këtë pikë tensionohen edhe marrëdhëniet me SHBA, pasi Ankaraja kërkon ekstradimin  e klerikut i cili jeton në azil në Pensilvani.  Gjuetia e Erdogan, dëshira për ti dhënë më shumë fuqi presidentit është cilësuar nga komunitetit ndërkombëtar si shkelje e demokracisë duke acaruar marrëdhëniet me Brukselin, të cilin kreu i shtetit e akuzon se nuk i ka ofruar mbështeteje.

Por Turqia gjatë të gjithë vitit është kritikuar për lirinë  e shprehjes pasi një nga gazetat më të mëdha në vend Zaman një kritike e Erdogan pushtohet nga forcat e policisë dhe shpeshherë drejtues e gazetarë të saj arrestohen. Ndonëse  ishte viti 2016 liria e shprehjes sërish përballet me duar që duan të hesht e vërteta e të bëhet servile e pushtetit.

Konflikti në Siri
Siria bombardimet, vdekjet e civilëve, rrënimet duket se nuk u ndalën as në vitin që lamë pas.
Përplasja mes forcave rebele dhe qeverisë së Bashar al Assad të mbështetura nga Rusia e shtetet e tjera ishte dhe do të vijojë të jetë një nga temat më të nxehta të politikën ndërkombëtare dhe që ka nevojë për zgjidhje emergjente për të gjithë civilët të cilëve u rrezikohet jeta. 

Mijëra jetë të pafajshme të humbura, fëmijë të gjakosur që kërkojnë ndihmë, rrënime e shfarosje kjo është kartolina e trishtë që ka ofruar Siria në 2016.  Por ky vit duket shpresëdhënës pasi forcat qeveritare kanë rimarrë një pjesë të Alepos qyteti simbol i shtetit islamik. E gjithë bota është prekur  nga pamjet e frikshme të luftimeve në Siri, ndërsa palët ndërkombëtare Ëashingtoni dhe Moska kanë dështuar në bisedimet për të arritur një marrëveshje. Por jo vetëm kaq Siria po nis të shndërrohet edhe një mollë sherri mes tyre duke ngrirë edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe.  Të ndodhur nën kërcënimin e bombardimeve shumë banorë janë detyruar të arratisen për të shpëtuar jetën e tyre dhe të familjes duke u shndërruar në refugjatë në ujrat e Mesdheut.

Kriza e refugjatëve
E pikërisht fati i refugjatëve, ka vijuar të endet në ditët e vitit 2016. Në kërkim të një jetë më më mirë me mijëra jetë të humbura në ujërat e Mesdheut dhe Egjeut Gomone të mbushura përtej limiteve dhe njerëz që humbin nën thellësinë e detit.  Pjesa e më e madhe e tyre janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe në Europë përballen nga njëra anë me pritje dhe nga ana tjetër me përçmimi. Kampet e refugjatëve shpeshherë janë shndërruar në zona konflikti, djegie zjarr në Idomeni të Greqisë sepse ata nuk duan të rikthehen, por duhet të përballen edhe me banorët pritës.

Edhe në këtë pikë shtetet kryesore si Franca, Gjermani, Italia, Turqia, Austria Greqia  sërish kanë në dore jetët e të pafajshmëve.  Në mars 2016 Brukseli nënshkruan një marrëveshje me Turqinë, ku kjo e fundit premton se do të ndihmojë në pritjen emigrantëve disa prej të cilëve do tu jepet azil kundrejt lëvizjes së lirë të qytetarëve turq dhe një  fond prej 3 miliardë dollarësh. Një marrëveshje e tillë e zbuti disi  vërshimin e refugjatëve drejt Europës, por raportet e tensionuar mes BE dhe Ankarasë e vënë në rrezik këtë akord. Madje vetë Erdogan ka kërcënuar se nëse Europa nuk e mbështet do të anulojë marrëveshjen çka do të sillte kaos në kontinentin e vjetër.
Politika gjithmonë ka sjellë rrotull jetët tona, por vitit 2016 dëshmoi se çuditë dhe të papritura do të shndërrohen në përditshmëri. Dalja e Britanisë nga Unioni, dorëheqja e shumë prej liderëve botëror, zgjedhja e Trump president janë shënuar në kalendarin e vitit që lamë pas.


Në 23 qershor, Britania e Madhe i drejtohet referendumit të thirrur nga kryeministri Cameron, ku u kërkua që britanikët të votonin nëse dëshironin të qëndronin apo jo në unionin europian. Qytetarët votuan Brexit, Mbretëria e Bashkuar vendos të jetë jashtë BE. David Cameron humbet dhe dorëhiqet, duke e lënë vendin përpara shumë pikëpyetjeve. E Britanikët ishin të parët që tronditën Europën duke hedhur dyshime mbi unionin i parë si një forcë bashkimi. Por shumë shpejt Brukseli vijoi politikat e tij duke u shprehur se respekton vendimin e britanikëve. Theresa May është tashmë kreu i Doëning Street ndërsa vendi po nis procedurat e daljes nga unioni, të cilat duket se nuk janë aspak të lehta.

Brexit duket se do të ketë efekt domino në shumë shtete si Franca, Gjermani, Austria  ku vihet re një rritje forcave populiste të cilat kundërshtojnë pranimin e emigrantëve dhe janë tepër kritike ndaj unionit. Por pritet të shohim se çfarë do të ndodh këtë vit kur në një pjesë të mirë të shteteve kryesore zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme ku në garë janë partitë populiste. Mari le Pen në Francë, alternative për Gjermaninë në Berlin, Grillo në Itali duket se janë forcat që po shkundin Europën.

Një tjetër dorëheqje u regjistruar në Itali, si pasoje e humbjes në një tjetër referendum. Italia në 4 dhjetor  voton për ndryshimet kushtetuese të iniciuara nga kryeministri Renzi. Edhe në këtë rast kreu iq everisë humbet, italianët nuk votuan për ndryshimet kushtetuese që parashikonin dhënien më shumë pushtet kryeministrit. Renzi dorëhiqet e në vend të tij vjen ministri i jashtëm Gentilioni. Por ky referendumi u pa si një fitore e partive opozitare duke përmendur  lëvizja 5 yjet e komedianit  Grillo, opozitë e cila kërkon zgjedhje të parakohshme.

Referendumi në Itali shtoi e dhe më tej pasigurinë për një Europë të Bashkuar. Por vërtetoi edhe një herë se qytetarët një të gjithë botën kanë nevojë për ndryshim çka i shtyn ata ta kërkojnë atë në mënyrë demokratike përmes votës.

Ndalemi pak në shtetin fqinj Italinë për të kujtuar tërmetin apokaliptik i cili goditi vendin në 25 gusht. Të paktën 300 persona humbën jetën mijëra të tjerë mbetën të pastrehë. Amatrice, Arquata del Tronto, Acumoli ishin zonat më të goditura ku gjithçka u shndërrua në rrënoja, siç tregojnë edhe pamjet. Një plagë e cila shkaktoi dhembje te qytetarët Italinë të cilët po përpiqen të rigrihen dhe ta rinisin jetën nga e para ndonëse mes rrënojave.

Së fundmi ndalemi në surprizën e vitit e cila ndoshta mund të  ndryshojë rrjedhën e ditëve që vijnë.

Duke pasur parasysh ngjarjet e mësipërme ndoshta jemi përballë një rendi të ri botëror.  SHBA fuqia më e madhe botërore e cila duket sikur ka timonin fshatit global ku të gjithë jetojmë në 8 dhjetor voton duke surprizuar opinionin publickdhe jo vetëm.

Manjati, biznesmeni, shou man Donald Trump zgjidhet presidenti i SHBA. Përtej parashikueshmërisë ai mund ish-sekretaren Hillary Clinton duke fituar më shumë vota elektorale duke u shndërruar në pasardhësin e Barack Obamës.
Po përse figura e Trump ishte surprizë?  Një personazh pa eksperiencë në politikë, i cili gjatë të gjithë fushatës presidenciale  ka bërë deklarata të cilat kanë tronditur të gjithë botën duke nisur me fjalimet se do të ndërtojë një mur me Meksikën për të mos lejuar emigrantët e palligjshëm, duke ëkrcënuar se shumë prej politikave të kabinetit Obama sic është obamacare do të zëvendësohen, me tej burgosja e Hillary Clinton. Politika ndërkomëbatre e Trump një tjetër pikë që ka shkaktuar pasiguri, marrëdhënia e ngushtë më Rusinë, deklarata kundra Natos dhe Kinës janë të gjithë cështje të cilat do të marrin përgjigje në vitin 2017. E pikërisht akuza se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale  duket se ka ngrirë marrëdhëient Ëashington Moskë, por e parë në perspektivë me zgjedhjen eTrump  president të dyja palët  janë shprehur se këto marrëdhënie do të zbuten. Por manjati nuk ndalet me kaq, ai vijon të cudisë me kabinetin e tij të cilët do të udhëheqin SHBA, një staf i përbërë nga njerëz të ngushtë të tij, biznesmenë,  me pak eksperiencë politike kritikë të Obamës dhe miq të Putin ky është shkurtimisht background i zyrtarëve të cilët do të marrin në dorë fatin e njërës prej fuqive botërore.

E duke mbetur te fuqitë botërore  e duke parë të gjitha zhvillimet Rusia vijon të mbetet një nga ato shtete e cila di të jetë në qendër të vemendjes duke turbulluar edhe më shumë ujrat e politikës ndërkombëtare, një raport me Moskën që gjithmonë ka qënë i tillë i gatshëm për përplasje.

E gjithë kjo retrospketivë e vitit 2016 pavarsisht të gjithave është e mbushur me shpresë sepse të gjithë ditëm të ngrihemi edhe kur sulmohemi, ditëm t’i përshtatemi ndryshimeve të  cilat në të ardhmen do ti japin një tjetër rrjedhë jetëve tona. Ndoshta me të vërtetë jemi përballë një rendi të ri botëror por,njerëzimi gjithmonë ka gjetur kurajon tia dalë në përpjekje për në jetë më të paqtë e më të mirë. Sepse edhe viti që lamë pas edhe një herë na ktheu në origjinën e fjalës demokraci, pushtei i popullit sepse pavarisht të gjithave jemi ne ata që vendosim përpara cdo sfide të rezervuar nga cilido vit që vjen.
 
 (d.b/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërhiqte zvarrë qenin me makinë, në hetim shoferi! Gjobitet me 6 mijë lekë

Tërhiqte zvarrë qenin me makinë, në hetim shoferi! Gjobitet me 6 mijë lekë