Speciale/Helikopterë,blinda,armë
FA tregon forcën në ‘Nënë Tereza’

Speciale/Helikopterë,blinda,armë<br />FA tregon forcën në ‘Nënë Tereza’<br /><br>
105 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë e ktheu sheshin "Nënë Tereza në një arenë prezantimi të një pjese të arsenalit që është në dispozicion të ushtarakëve shqiptarë. Efektivët qëndronin në pavionet përkatëse për të shuar çdo kuriozitet të qytetarëve të Tiranës.

"Forcat e Armatosura kanë një mision të shenjtë siç është mbrojtja e tërësisë territoriale të atdheut dhe mbrojtjes të popullit. FA nuk betohen përpara politikës, as përpara partive, por betohen përpara flamurit kuqezi", tha një qytetar. 

Ushtarakët treguan për Report Tv, pajisjet e 5 pavioneve të Forcave të Armatosura duke u ndalur te mjetet më intriguese për syrin e një njeriu të thjeshtë. Se si ndihen efektivët e Forcave të Armatosura në këtë përvjetor na e tregon Major Marigen Demollari. "Sot jemi shumë të gëzuar me rastin e këtij përvjetori dhe si ushtarakë jemi gjithmonë në krye të detyrës", tha ai. 

Ndalesa jonë e parë në pavionin e forcave tokësore.

Pasi njerëzit e infektuar kanë kaluar nga sistemi i dekontaminimit të popullatës në masë, vizitohen nga mjekët. Nëntogerja mjeke, Larisa Shehaj teksa prezanton mjetet e punës të mjekësisë, tregon për Report Tv se çdo të thotë të kryesh dy profesione në të njëjtën kohë, që kanë të njëjtin qëllim. "Me këto veshje stërvitjen e zhvilloj unë. Është niveli A mbrojtës dhe përdoret në një zonë të ndotur e është niveli më i mbrojtur për çfarëdolloj rreziku që mund të kemi".  

Forca ajrore ndër vite kanë qenë pararojë e ushtrisë shqiptare me një flotë të konsoliduarsh avionësh MIG të cilët nuk ekzistojnë më. Megjithatë tradita e konsoliduar e forcave ajrore shqiptare vazhdon tashmë me helikopterë modernë prodhim frances. Helikopteri "Cougar" është një nga ata, i mbërritur në Shqipëri në viti 2013, i cili shërben për të transportuar efektivët e FA si dhe për emergjenca civile. 

Një pavion tjetër i rëndësishëm ushtarak është ‘Komanda mbështetëse’, ku nënoficeri Saimir Liçi, për Report TV tregon pajisjet thelbësore në këtë sektor, me të njëjtën dëshirë që ua shtjellon individëve të kuriozuar. "Kemi disa pajisje të kompanisë EOD. Roboti na shërben për çdo veprim që mund të bëjë operatori, por pa u afruar, nga distanca". 

-Në fund të ambjentit qëndron pavioni i forcave detare. Zv/Komandanti i Qendrës së Zhytjes, Laçe Hilaj prezanton pajisjet që u duhen efektivëve të FA nën ujë. 

Aktiviteti i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes u mbyll me ngritjen e helikopterëve në qiell. Të gjithë njerëzit qëndronin pa fjalë me kamera nëpër duar duke shijuar pamjet, si dhe erën e fortë që shkaktoi ngritja e helikopterëve. Efektivët e Forcave të Armatosura i thërret detyra dhe sfidat e radhës në misione kërkim shpëtimi siç ishte rasti kur ata u përfshinë në shpëtimin e jetës së njerëzve gjatë përmbytjeve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje