Speciale/ Shqipëria dhe Europiani
emocionet e spektakli i France 2016

Speciale/ Shqipëria dhe Europiani<br />emocionet e spektakli i France 2016
Francë 2016 ishte Europiani i shqiptarëve. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse për herë të parë Kombëtarja Shqiptare e Futbollit merrte pjesë në një kompeticion madhor. Gjermania,Italia ,Franca ,Anglia apo Spanja tashmë nuk ishin më preferencat e para dhe të vetme të shqiptarëve në Europian por ishin alternativa pas Shqipërisë.
 
Me pjesëmarrjen e Shqipërisë së De Biasit pritej një kompeticion madhështor për tu jetuar dhe shijuar deri në fund dhe në fakt Francë 2016 nuk zhgënjeu që në ndeshjen e parë. Dueli hapës u luajt në San Denis mes të zotëve të shtëpisë dhe Rumanisë që bënin pjesë në grupin A aty ku ishte edhe Shqipëria. Ndeshje me emocione me një Rumani të fortë në mbrojtje dhe një takim që Gjelat e fituan 2-1 vetëm në fund falë një perle të Dimitri Paje.

Më pas ishte radha e Shqipërisë në ndeshjen e dytë të Europianit ndaj Zvicrës në një ndeshje tërësisht shqiptare ku spikaste edhe dueli mes vëllezërve Xhaka. Në Lens debutimi I shqiponjave kishte krijuar një atmosferë fantastike por pesha e debutimit u ndje. Djemtë e De Biasit e pësojnë shumë shpejt pasi shënon Fabian Shar dhe më pas kapiteni Cana ndëshkohet edhe me karton të kuq. Në plan të parë kjo situatë e krijuar e bënte malore pjesën e dytë të Kombëtares por n ë fakt nuk rezultoi ashtu . Shqipëria krijoi raste dhe i shkoi afër golit me Sadikun dhe më shumë me Gashin rasti I të cilit nuk do harrohet kurrë. Zvicra e fiton duelin 1-0 dhe Shqipëria debuton me humbje në Lens.

Sa u takon ndeshjeve të para në grupe në grupin B Uellsi i Gareth Bale ,që do të ishte një surprizë e bukur e kompeticionit fiton ndaj Sllovakisë 2-1 ndërsa Anglia e sheh veten ti shpëtojnë tre pikët nga duart duke u barazuar në fund nga rusia.
Në grupin C vendosen menjëherë hierarkike dhe Gjermania pretendente edhe për titullin kampion mposht 2-0 Ukrainën ku shënon edhe Mustafi ndërsa Polonia thyen minimalisht 1-0 Irlandën e Veriut.

Kroacia mposhti Turqinë 1-0 ndërsa Gerard Pikë shpëtoi Spanjën në ndeshjen ndaj Çekisë në takimet e para të grupit D.
Në grupin E surprizën e bën Italia sa I takon ndeshjeve të para. Thuhet surprizë për të kaltrit pasi djemtë e Kontes e dominuan Belgjikën e yjeve dhe talenteve dhe fituan 2-0 me gola të Xhakerinit dhe Pele. Ndërsa Suedia barazoi me Irlandën 1-1.
Dhe në grupin e fundit ën grupin F Portugalia e Ronaldos debutoi me barazim ndaj Islandës ndërsa Hungaria theu Austrinë duke e mposhtur 2-0.

Dhe sërish i vjen radha kuqezinjve për të zbritur në fushë. Në një stadium fantastik si Veledrome i Marsejës dhe për më shumë ndaj të zotëve të Shtëpisë ndaj Francës. Një ndeshje që vendasit e fitojnë 2-0 vetëm në fund por me sa shume vuajtje. Shqipëria zhvillon një superndrshje madje edhe duke rrezikuar seriozisht portën e Loris por Franca e yjeve si Grizamn dhe Pogba na godet dy here me Grizman dhe Paje në minutat 90 dhe 96. Zhgënjim per rezultatin por krenar dhe të vetëdijshëm se futbollistët bënë një ndeshje të madhe. Ndërsa në takimin tjetër të ndeshjeve të dyta Rumania dhe Zvicra u ndanë në paqe 1-1.

Grupi B në ndeshjet e dyta regjistron dy rezultate 2-1 ku Anglia mposht Uellsin dhe Sllovakia Rusinë.

Në grupin C Gjermani –Poloni barazojnë pa gola në një takim pa shumë emocione ndërsa Irlanda e Veriut mposht 2-0 Ukrainën.
Në grupin D në ndeshjet e dyta Spanja argëtohet me Turqinë duke e mposhtur 3-0 ndërsa Kroacinë e befason Republika Ceke duke barazuar 2-2.

Italia vijoi me fitore edhe në ndeshjet e dyta në grupe pasi goli i bukur i Eder mposhti Suedinë ndërsa Belgjika korrigjoi gabimin e ndeshje së parë duke u argëtuar me Irlandën të cilën e mposhti 3-0.

Portugalia as ndeshjen e dytë nuk e fiton dot pasi barazon pa gola me Austrinë ndërsa Islanda vijon e pamposhtur duke barazuar 1 me 1 me Hungarinë.

Dhe vjen ndeshja e trete dhe e fundit për Shqipërinë në Lion. Në një atmosferë të papërshkrueshme ku thuajse i gjithë stadiumi ishte me tifozë shqiptarë, kuqezinjtë mposhtin 1-0 Rumaninë për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm për në fazën tjetër. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Armando Sadiku që shënoi golin e vetëm dhe që u kthye në një simbol të europianit francez. Një gol, një fitore dhe tre pikë por që më pas nuk të ishin të vlefshme për të kaluar më tej për shkak të golavarazhit edhe pse pritja për të shkuar në turin tjetër ishte e gjatë.Ndërsa Franca me Zvicrën luajtën një miqësore në ndeshjen e fundit dhe u kualifikuan të dyja për në një të tetat.

Në grupin B Uellsi nuk e ndali formën e mire, fitoi tre me zero me Rusinë dhe kaloi me tej. Po ashtu edhe Anglia pavarësisht barazimit me Sllovakinë u kualifikua por edhe Sllovakët dolën një nga të tretat më të mira dhe siguruan një vend në 16-she.

Gjermanisë pavarësisht një morie rastesh të krijuara në ndeshjen e fundit në grup i mjaftoi një gol i Mario Gomez për të mposhtur Irlandën e Veriut dhe për tu kualifikuar si e para e grupit. Ndërsa Polonia fitoi ndaj Ukrainës dhe po ashtu kaloi me tej. Fati i buzëqeshi edhe Irlandës së Veriut që arriti një kualifikim historik si një nga të tretat më të mira.

Ne grupin D Turqia mposhti dy me zero Çekinë por nuk vazhdoi dot më tej ndërsa Kroacia I bëri një surprizë të pakëndshme Spanjës duke e mposhtur dy me një dhe duke e zbritur në vend të dytë.
Në grupin E Italia toleroi ndeshjen e fundit pasi u mposht 1-0 nga Irlanda ku kishte te siguruar edhe vendin e parë ndërsa Belgjikës I mjaftoi një gol i Naingolan për të likuiduar Suedinë. Përveç Italisë dhe Belgjikës nga ky grup u kualifikua edhe Irlanda.

Hungari Islandë Portugali ishin skuadrat e kualifikuara nga grupi F.Hungaria si e para e grupi ku ndeshjen e fundit e mbylli në barazim 3 me 3 ndaj Portugalisë ndërsa Islanda fitoi 2-1 me Austrinë dhe bëri historinë duke kaluar më tej. Asnjë s’mund të harrojë festen e islandezeve me tifozët pas çdo ndeshje një festim që u bë hit i Europianit.

Me përfundimin e ndeshjeve në grupe dhe për shkak të formulës së skuadrave të kualifikuara përfundoi edhe Europiani për Shqipërinë. Edhe pse me 3 pikë po aq sa Portugalia që më pas do shpallej edhe kampione e Europës kuqezinjve u duhej të ktheheshin në shtëpi ku në fakt patën një pritje madhështore.

Faza e një të tetave e Francë 2016 nisi me Zvicër- Poloni ku Xherdan Shaqiri shënoi një supergol dhe bëri që koha e rregullt dhe shtesat përfunduan një me një ndërsa pas penalltive polakët kaluan për në çerekfinale.

Uellsi vijonte të shkonte larg .Mjaftoi vetëm një gol për të kaluar Irlandën e Veriut dhe për të zënë një vend mes tete më të mirave të Europës për Baejl me shokë.
Kroacia përkundër paraqitjeve të mira dhe lojës spektakolare që kishte shfaqur në grup ngec në fazën e një te tetave. Një gol I Rikardo Kuarezmës në fund të kohëve shtese kalon Portugalinë për në çerekfinalet e Europianit.

Franca me dygolëshin e Antuasn Grizman përmbys Irlandën dhe kalon më tej edhe pse me shumë vështirësi. Gjermania tregon gjithë prepotencën e saj duke shtypur tre me zero Sllovakinë dhe duke bërë një vend në tete më të mirat. Në një të tetat shpërthen edhe Belgjika duke treguar gjithë potencialin e saj. Talentet e Vilmots shkatërrojnë 4-0 Hungarinë.

Itali-Spanjë shumë mirë mund të ishte një finale e denjë për një europian ashtu siç ishte edhe katër vjet më parë por fati e deshi që të përballeshin që në 1 të tetat. Dhe skuadra e Kontes u konfirmua duke shënuar me Kielinin e Pele dhe duke dërguar në shtëpi iberikët.

Ndërsa surprizën më të madhe në këtë fazë e bëri Islanda që dërgoi në shtëpi as më pak e as më shumë sesa Anglinë e yjeve . Islandezët fituan 2-1 për ti dhuruar tifozëve dhe popullit të tyre në mbrëmje të paharrueshme.

Çerekfinalet ishin një nga fazat më të nxehta të këtij europiane. Superpërballje dhe të kualifikuar që u vendosën vetëm pas penalltive. Siç ishte edhe ndeshja e parë e kësaj faze. Poloni –Portugali përfundoi 1 me 1 me golat e Levandovskit dhe Renato Sancez ndërsa nga njëmbëdhjetë metrat luzitanët u treguan me të saktë duke kapur gjysmëfinalen vetëm me barazime. Gjysmëfinalet I arriti edhe Uellsi që nuk diti të ndalej edhe ndaj Belgjikës të cilën e mposhti 3-1.

Çerekfinalet dhuruan edhe një klasike të futbollit Botëror. Gjerm,ani-Itali të cilat u ndanë në paqe 1 me 1 dhe gjithë emocionet I lanë tek penalltitë. Ruleta ruse u buzëqeshi gjermanëve që fituan 6 me 5 duke thyer mallkimin Italian dhe duke zëne një vend mes katër më të mirave të Europianit. Dhe në çerekfinalen e fundit Islandezeve u mbaroi benzina pasi u mposhtën 5 me 2 nga Franca.

U deshën gjysmëfinalet që Portugalia të arrinte fitoren e parë në Francë 2016 në kohën e rregullt. Ronaldo dhe Nani shuan ëndrrën e Uellsit ndërsa Ronaldo fitoi duelin me Gareth Bale për të siguruar finale e madhe.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Grizman shpin një tjetër dygolësh për të mposhtur Gjermaninë dhe për të dërguar I vetëm Francën në finale. Gjermania favoritja absolute duhej të kthehej në shtëpi ndërsa finalja e madhe e Euro 2016 do të ishte Francë-Portugali ose Grizman ndaj Ronaldos.

Dhe finalja e madhe nuk u vendos nga një lojtar i madh. Francë –Portugali ishte një ndeshje shahu , trofeu për të cilin luftonin të dyja skuadrat ishte shumë I madh për ta humbur për pak gjë sidomos për luzitanët. Ronaldo merr një dëmtim dhe detyrohet të braktisë fushën në lot ndërsa gjelat e Deshamp nuk përfitojnë dot. Takimi në 90 minuta mbyllet pa gola dhe shkon në shtesë. Ronaldo merr edhe rolin e trajnerit por trajneri I vërtete Fernando Santos bën lëvizjen e goditur duke futur në fushë sulmueisn Eder i cili e kishte fatin të shënuar. Ai shënon në minutën e 109 duke i dhënë Portugalisë për herë të parë trofeun e kampiones së Evropës. Dhe në fund festa është për luzitanët ,kampionët e rinj të Europës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës