Spiropali kundër PD e LSI: Rekomandimi i KE për negociatat, pa asnjë kusht

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, e ftuar në studion e Report Tv, u shpreh kundër leximit që i bën opozita rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave. PD dhe LSI u shprehën se rekomandimi i Brukselit është me kushte, pasi Shqipëria do jetë në monitorim të fortë deri në muajin qershor kur të mblidhet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE. 

Por për deputeten socialiste, Elisa Spiropali, rekomandimi nuk ka asnjë kusht, pasi tashmë Reforma në Drejtësi është miratuar dhe ka nisur zbatimi i ligjit të Vettingut i cili ka spastruar nga sistemi i drejtësisë ata që e shkatërruan drejtësinë në këtë vend.  

Rekomandimi është pa asnjë kusht, s’ka detyra të reja si në 2016-ën për Reformën në Drejtësi që duhej përmbushur. Rekomandimi thotë se është bërë progres në reformën në gjyqësor, administratën publike. Shqipëria ka kaluar ligjin, sa i takon mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në administratën publike është bërë progres i konsiderueshëm, administrata nuk flaket më në rrugë sa herë ndryshon pushteti, por po kalon në filtrime, kritere e konkurse për një pakësim të politikës për të ndërhyrë në administratë.

Administrata është ajo që do ndërhyjë dhe do diskutojë për kapitujt. Vlerësimet e komisionit flasin vetë për progresin që është bërë. Reforma në drejtësi konsiderohet tashmë si një sukses. Rezultatet e Vettingut dhe reformës janë tashmë të dukshme, njerëz të rëndësishme të sistemit të drejtësisë po dalin nga sistemi dhe po japin llogari për dëmet që i kanë shkaktuar këtij sistemi. 

Në nivelet më të larta jo vetëm kanë rënë në rrjetën e Vettingut, por edhe po procedohen penalisht. Lufta kundër krimit gjithashtu dëshmon vullnetin e madh për të çrrënjosur këtë murtajë që kishte zënë Shqipërinë. Pa luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit nuk mund të ketë progres.

Elisa Spiropali, deputete e PS

Spiropali komentoi edhe deklaratat e Bashës nga Brukseli se Shqipëria është një narkoshtet. Sipas saj, PD vijon të përbaltë Shqipërinë vetëm e vetëm për interesa politike.

“Lulzim Basha shkon dhe flet për narkoshtet. Për çfarë i duhet BE-së një shtet narkoshtet. PD për vite të tëra ka përbaltur Shqipërinë deri aty ku nuk pritej”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 17/04/2018 19:46

    Saliu deri sa te vdese gjithecka qe ka bere do ja u faturoje te tjereve;te njejten gje po bejne zagaret e tij,luli,paloqa,azemi nr 2 (hajdari),vasili etj.

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/04/2018 19:46

    Saliu deri sa te vdese gjithecka qe ka bere do ja u faturoje te tjereve;te njejten gje po bejne zagaret e tij,luli,paloqa,azemi nr 2 (hajdari),vasili etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra