Vinte nga Serbia, AKU bllokon 51 ton miell misri për kafshë, mister destinacioni

Vinte nga Serbia, AKU bllokon 51 ton miell misri për kafshë, mister destinacioni

Mielli i sekuestruar nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një tjetër aksion për të siguruar cilësinë ushqimore. Në pikën kufitare të Morinës, AKU ka bllokuar rreth 51 ton mielli misri për kafshë që po futej në vendin tonë nga Serbia. Sipas AKU, mielli i bllokuar nuk  plotësonte dokumentacionin e nevojshëm dhe është kthyer në vendin e origjinës. Njësoj edhe si në herët e kaluara, AKU nuk jep të dhëna për destinacionin ku do shkonte mielli i misrit, duke ngritur sërish problemin e mungesës së sigurisë ushqimore në Shqipëri. Në njoftimin e AKU-së, s'jepen të dhëna për emrat e dy subjekteve që kanë sjellë miellin e misrit, e as destinacionin ku do përfundonte ky miell.

Njoftimi i plotë:

AKU BLLOKON 51 TON “MIELL MISËRI” PËR KAFSHË NGA SERBIA

Në kuadër të masave të përforcuara për sigurinë e cilësinë ushqimore të produkteve që importohen, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 51 ton “miell misëri” për kafshë.

Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentoi dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell misëri për kafshë” me origjinë nga Serbia.

Konkretisht, mielli i misëri për kafshët, me sasi 25 ton dhe 26 ton u konstatua se në dokumentacionin që shoqëronte ngarkesën gjithsej 51 ton kishte nivelin(8.6) më të lartë se norma e lejuar(5).Gjithashtu kjo ngarkesë nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 51 ton miell misëri për kafshë.

Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 51 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Pak ditë më parë, AKU zhvilloi një tjetër aksion ku u bllokuan rreth 33 ton miell gruri qw vinte nga Kosova dhe Serbia. Mielli rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin