Grevë në burgun e Burrelit, të dënuarit: Kushte të papërshtatshme, korrupsion me transferimet

14 të dënuar në Burrel janë futur prej dy ditësh në grevë urie, duke refuzuar ushqimin për shkak të kushteve të papërshtatshme me të cilat po trajtohen. Disa nga të dënuarit, mes tyre dhe Ilir Kupa i njohur si ‘kryebabagjyshi’ i grabitjeve të argjendarive, është ankuar se keqtrajtohen, pinë ujë të ndotur, se nuk kanë asnjë kusht ngrohjeje dhe se për t’u transferuar në një burg më të mirë u kërkohen para nga 2 deri në 3 mijë euro.

Të dënuarit janë shprehur për Report TV se e kanë refuzuar ushqimin që nga dita e djeshme, por sipas tyre, stafi nuk e quan të ligjshme grevën.

“Ushtrojnë presion psikologjik, na mohojnë të drejtat, janë staf kriminelësh. Jemi 14 vetë që kemi nisur grevën e urisë", u shpreh njëri prej të dënuarve, duke përmendur më tej edhe emrin e një punonjësi të burgut. “Punonjësi Sokol Bruçi, nuk na njeh të drejtat, nuk merr kërkesën tonë për grevë. Nuk ka kushte higjenike, dritaret janë të vogla, ka mbipopullim, lagështi, të sëmurë me antibiotik, tualetet janë të përbashkëta pa higjenë. Burg është i pabanueshëm”.

Report Tv kontaktoi ditën e djeshme me drejtorin e burgut, Fatjon Kurti,për të konfirmuar situatën aktuale në burgun e Burrelit. Ai u shpreh për gazetarin Arsen Rusto se është në negociata me të dënuarit, pasi në burg po punohet për rikonstruksion. Kurti shtoi se nëse të burgosurit duan të futen në grevë, duhet të firmosin sipas ligjit. (Lexo këtu)

Pas publikimit të lajmit për nisjen e grevës në burgun e Burrelit, ka reaguar dhe avokati i popullit, i cili shprehet se ky institucion i vuajtjes së dënimit duhet mbyllur pasi është jashtë standardeve. Në reagimin e tij, avokati i popullit shprehet më tej se ka nisur një grup inspektimi pranë këtij institucioni për të verifikuar në terren situatën e krijuar.

Transferimet në burgun e Burrelit ishin dhe një nga motivet që cuan në arrestimin e ish-kreut të burgjeve Arben Cuko. Ky i fundit u zbulua në përgjimet e grupit  “Vol-Vo 4” si i implikuar në një aferë prej 4 mijë eurosh për të transferuar të dënuar nga burgu i Burrelit në Fier. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alex: 20/11/2018 19:41

    Ore keta jan te denuar apo kam shkuar me pushime dhe nuk ju pelqein kushtet

    Përgjigju
  • Tirana: 20/11/2018 14:10

    Jan mush ma zi se ne koh PPSH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet