Standardi i turpshëm i Gjin Gjonit që mbron gjyqtarët nga shkarkimi

Standardi i turpshëm i Gjin Gjonit që mbron gjyqtarët nga shkarkimi

Gjyqtari Gjin Gjoni

Gjin Gjoni e humbi dje toruan dhe kundërshti sërish ministren Gjonaj duke mbajtur qëndrime haptazi në kundërshtim me parashikimet ligjore. Gjin Gjoni i kërkon KLD arsyet e mbajtes së qëndrimeve të ndryshme për kërkesat e Ministres Gjonaj lidhur me kompetencat e ministres për të kërkuar shkarkime të gjyqtarëve.

Mbrojtja e gjyqtarëve, që bëjnë shkelje, e kanë bërë Gjin Gjonin të ndryshojë strategjinë e mbrojtjes së tyre. Ai ka kundërshtuar praktikën e deritanishme të KLD, duke deklaruar që kjo KLD nuk ka të drejtë të shkarkojë gjyqtarët dhe duke kundërshtuar çfarë është miratuar deri tani nga ky institucion.

Si duket, reagimet publike të vendimmarrjes së KLD në rrëzimin e kërkesave të Ministrit të Drejtësisë për shkarkimet e gjyqtarëve e kanë bërë Gjin Gjonin të dalë me një tezë tjetër.

Por fakt ishte që edhe dje një tjetër kërkesë e bërë nga ministrja e Drejtësisë për shkarkimin e një gjyqtari, për shkak se kishte zvarritje të procesit në dëm të interesave të qytetarëve u rrëzuan nga gjyqtarët e KLD si në çdo rast tjetër.

Në këto kushte, lind pyetja, sa do vazhdojë kjo KLD e çalë të mos bëjë shkarkime dhe të amnistojë gjyqtarët që kanë kryer shkelje të hapura, duke vepruar në kundërshtim me interesin publik? E sigurt është që ditët i ka të numëruara./Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexoni qe te mesoni te shkruani: 14/06/2018 11:17

    juve jeni ca te paafte qe smerrni vesh dhe uroj tu bjer rasti qe kjo ministre tu shkel te drejtat e ta shihni pastaj

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 14/06/2018 16:32

      Nis nga vetja oj lule e shqupit.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët